Politike

Dita Ndërkombëtare e Mjedisit, Meta: Të mos lejojmë shkatërrimin e maleve apo vijave bregdetare, me shfrytëzimin pa kriter

5 Qershor 2020, 07:29 Nga DOSJA
Dita Ndërkombëtare e Mjedisit, Meta: Të mos lejojmë

Tiranë- Presidenti Ilir Meta, në ditën Ndërkombëtare të Mjedisit bën thirrje që të mos lejohet keqmenaxhimi i mbetjeve urbane, ndotja e ajërit apo dëmtimi i zonave të gjelbëra. Sipas kreut të shetit nuk mund të shkatërrohen malet, të ndoten vijat bregdetare, pasi kjo dëmton edhe jetët tona.  Meta thotë se duhet që të mos lejojmë që shfrytëzimi pa kriter të rrezikojë zhdukjen e Vjosës, Valbonës dhe shumë lumenjve përrallorë që kërcënohen nga papërgjegjshmëria dhe korrupsioni i vendimmarrësve.

 

“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, apeli im është të zgjohemi për të mos lejuar më që keqmenaxhimi i mbetjeve urbane dhe ndotja e ajrit të dëmtojnë jetët tona, që betoni të zhdukë hapësirat dhe kurorat e gjelbërta të qyteteve, që lejet abuzive dhe papërgjegjshmëria të sharrojnë pyjet e jashtëzakonshme, malet t’i kthejnë në gurore, detin ta ndotin dhe bregdetin ta shkatërrojnë, që HEC-et dhe shfrytëzimi pa kriter të rrezikojë zhdukjen e Vjosës, Valbonës dhe shumë lumenjv…”, shprehet Presidenti Ilir Meta. 

Ndërkohë ditët e fundit Dosja.al ka denoncuar mosheqjen e inerteve nga zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Edhe pse kanë kaluar mbi 6 muaj që prej tërmetit tragjik të 26-nëntorit, shteti ende nuk ka zgjidhur çështjen e inerteve nga banesat dhe pallatet e shembura në këto zona. Sakaq, pas denoncimeve në Dosja.al IKMT dhe Policia e Shtetit kanë gjobitur disa firma të cilat po kryenin punime në lumin e Matit, apo edhe në vijën bregdetare.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike dita ndërkombëtare e mjedisit ilir meta dita ndërkombëtare e mjedisit ilir meta

Sondazh

Poll