Politike

‘Pëllumb Strazimiri, apo si e ka?’/ Rama ironi me ish-deputetin demokrat, nuk i kursehet kundërpërgjigjia: Vini?!

4 Qershor 2020, 21:15 Nga DOSJA
‘Pëllumb Strazimiri, apo si e ka?’/ Rama ironi me ish-deputetin

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama pas thumbit që i lëshoi nga emisioni “Opinion”, ku edhe ishte i ftuar.

I pyetur nëse maxhoranca ishte pro një sistemi të ri zgjedhore, kreu i qeverisë u shpreh se kjo gjë nuk ndikonte në rritjen e cilësisë së të zgjedhurve të popullit në Kuvend, duke marrë edhe një shembull.

“Më jepni një emër për deputetët e ikur. Po themi Pëllumb Strazimiri, si e ka? Ai do humbte dhe do hynte Kujtim Gjuzin, do e përmirësonte kjo?,”-tha Rama.

Nuk ka vonuar shumë, dhe në adresë së Ramës ka ardhur replika nga Strazimiri, i cili gjithashtu ka ironizuar emrin e kreut të qeverisë.

Vini?! Më thonë që të paskësh marrë malli për mua! Mos u mërzit se do të takohemi shpejt!!!! Në “Piazzale Loreto” të pres siç të kam premtuar, ti veç mbaj këtë drejtim!!! Sa më shpejt të ecësh, aq më shpejt me takon!,”-shkruan ai.

P.S.-“Piazzale Loreto” është një shesh në Milano, ku partizanët varën prej këmbësh kufomën e Benito Musolinit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama gent strazimiri edi rama gent strazimiri

Sondazh

Poll