Aktualitet

Nis pastrimi i lumenjve dhe deteve, Lleshaj: Kush shkarkon ujëra të zeza do të gjobitet dhe ndiqet penalisht

29 Maj 2020, 08:59 Nga DOSJA
Nis pastrimi i lumenjve dhe deteve, Lleshaj: Kush shkarkon ujëra të

TIRANË- Policia e Shtetit ka nisur një operacion të gjerë kundër krimit mjedisor.Në një postim në Facebook, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka paralajmëruar të gjithë ata që shkarkojnë ujëra të zeza në lumë, rezervuar apo det, se do të ndëshkohen me gjobë dhe do të ndiqen penalisht.

Lleshaj bën me dije se tashmë ka filluar puna për pastrimin e lumit Erzen dhe për momentin po jep rezultate. Më pas aksioni do të zhvendoset në lumin Drin e më pas në të gjithë vendin.

Postimi i plotë

Krimet kundër mjedisit janë ndër më të rrezikshmit për shoqërinë sot dhe nesër. Policia e Shtetit dhe IKMT, që tashmë veprojnë si një strukturë e integruar, kanë filluar një operacion të gjerë në shkallë vendi kundër krimit mjedisor. E quaj me shumë rëndësi t’ju bëj thirrje atyre që me apo pa vetëdije shkarkojnë ujëra të zeza në lumë, rezervuar apo det, të kuptojnë që kjo gjë është e palejueshme dhe pasojat ligjore për ta do të jenë shumë të rënda: gjobë nga IKMT dhe kallëzim penal nga Policia e Shtetit. E njëjta gjë vlen për ata që shkarkojnë inerte dhe mbetje të tjera në mjedis apo në lumentë e vendit.
Puna për pastrimin e Erzenit ka filluar dhe po jep rezultate. E njëjta përpjekje do të fillojë me Drinin në Lezhë, për të vijuar në të gjithë lumenjte e vendit. Lumenjtë e vendit nuk mund të jenë kanale ujërash të zeza. Ftoj të gjithë qytetarët, subjektet ekonomike, shoqërinë civile dhe autoritetet vendore, që të bëhen pjesë aktive e këtij operacioni, së pari duke pushuar ndotjen që shkaktojnë vete dhe së dyti duke bashkëpunuar me PSH dhe IKMT! Plehu është një ndër rreziqet kryesore të Shqipërisë dhe përballë këtij rreziku ajo duhet mbrojtur nga të gjithë ne.

Gjatë ditëve të fundit, IKMT dhe Policia e Shtetit kanë zbritur në terren, për të evidentuar masakrat mjedisore. Ditën e djeshme u  gjobit me 2 milion lekë një punëtor, i cili po bënte gërmime në lumin e Matit. Edhe Dosja.al, ka denoncuar masakrën mjedisore në lumin Mat, ku kompania “Salillari”, kryente punime pa kriter, duke gërryer shtratin e lumit. Gjithashtu disa ditë më parë, u gjobit me 20 mlion lekë të vjetra edhe biznesmeni Artur Bubeqi në Dhërmi.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pastrimi i lumenjve sander lleshaj pastrimi i lumenjve sander lleshaj

Sondazh

Poll