Aktualitet

Justifikohet sërish biznesmeni Artur Bubeqi për shkatërrimin vijën bregdetare në Drymades: Rërën ma solli stuhia e marsit, në një tjetër biznes po bëjnë plazh oligarkët

VIDEO
Artur Bubeqi shprehet se ka pastruar rërën që i ka sjellë stuhia e marsit. Ai denoncon se në një biznes të Samir Manes po bëjnë plazh oliagrët.
Featured image of article: Justifikohet sërish biznesmeni Artur Bubeqi për shkatërrimin vijën bregdetare në Drymades: Rërën ma solli stuhia e marsit, në një tjetër biznes po bëjnë plazh oligarkët Fadroma duke punuar në breg të detit

Himarë– Një tjetër reagim ka ardhur nga pronari i Kompleksit “Sarajet e Pashait” , Artur Bubqei, i cili u gjobit me 2 milionë lekë, pasi shkakoi masakër mjedisore në zonën e Drymades. Këtë herë për Dosja.al ai është shprehur se ka pastruar rërën që i ka sjellë stuhia e marsit. Bubeqi thekson se ka bërë një punë, që në fakt duhet ta bënte bashkia Himarë. Në videon që ka dërguar për Dosja.al , shfaqet një fadromë e cila po punon në breg të detit. Ndërkohë ai ka denoncuar se kjo zonë është mbushur me turistë dhe  tek një biznes në pronësi të Zamir Manes, ka plazhistë që po bëjnë plazh.

“Ka patur stuhi në mars dhe ka dalë deti deri tek rruga. Poshtë guvave ka rërë. Edhe vitet e tjera kur kam punuar, kështu ka qenë situata. Shikoje videon  anash ke rërë cep më cep dhe nuk është rërë po zhavor i imët fare. E imagjinon sesa vapora me rërë do të duhen që të mbushet Drimadha.  Bëra një punë që duhet ta bënte bashkia, kur ndërkohë paguaj edhe taksat. E bëra me gjithë shpirt. Po ju nis edhe videon e para 20 minutave në Dhërmi, ku një tjetër biznesi ngjitur me mua, i cili po bën të njejten gjë që bëra unë dje.  Sot po dalin edhe njerezit nga deti se nuk lejohen të lahen, ndërkohe te Zamir Mane plazh për të tërë oligarkët.”, shprehet ai në një prononcim për Dosja.al.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Më herët në një postim në Facebook, ai u justifikua se po dëmtonte mjedisin dhe vijën bregdetare, por se po pastronte atë.  Madje kërkoi edhe ndjesë. Reagimet e biznesmenit kanë ardhur, pasi ai po shkatërronte vijën bregdetare në këtë zonë të Himarës, duke kryer punime në favor të tij. Autoritetet vendase pikasën shkeljet dhe gjobitën subjektin me dy milionë lekë, duke proceduar edhe Bubeqin për vepra penale “Shpërdorimi i pronës” dhe “Përdorimi i tokës”.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment