Aktualitet

COVID-19 rikthehet në Lushnje e Mat, rezultojnë të infektuar 10 persona

29 Maj 2020, 07:41 Nga DOSJA
COVID-19 rikthehet në Lushnje e Mat, rezultojnë të infektuar 10

Lushnje- 4 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID-19 në Lushnje. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të infektuarit janë nga dy familje të ndryshme dhe dyshohet se kanë patur kontakte me persona të prekur në Tiranë. Mësohet se ata po qëndrojnë të izoluar në banesat e tyre.  Ndërkohë të njëjtat burime bëjnë me dije se janë infektuar me virus edhe 6 persona në Mat. Të infektuarit janë banorët të Njësisë Adiministrative Rukaj dhe janë kontakte të të moshurarës që u prek nga virusi dy ditë më parë.  Po kështu mëngjesin e sotëm ka rezultuar e infektuar  në Sarandë edhe një shtetase ukraniase 

 

Deri më tani në Shqipëri, MSH ka konfirmuar se janë të prekur me COVID-19 1076 persona në të gjithë vendin dhe janë shënuar 33 viktima. Betejën me COVID-19 e kanë fituar 823 të shëruar. Lajmi i mirë është se tashmë, rastet e reja me COVID-19 nuk janë me komplikacione, dhe të gjithë janë asimptomatikë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shqiperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll