Aktualitet

120 punonjës të fasonerisë në Vlorë në protestë, kërkojnë pagën e luftës: Duam gjakun e fëmijëve tanë

29 Maj 2020, 07:30 Nga DOSJA
120 punonjës të fasonerisë në Vlorë në

Vlorë- 120 punonjës të një fasonerie këpucësh në Vlorë janë ngritur në protestë ditën e sotme, pasi kërkojnë pagën e luftës. Ata janë duke protestuar para Drejtorisë së Tatimeve dhe shprehen se duan pagën.  Punonjësit kanë deklaruar se paga e luftës u është refuzuar nga Tatimet, por nuk kanë të qartë arsyen.

“Kemi punuar me orar të reduktuar dhe nga data 20 prill kemi qenë në shtëpi. Biznesi ka bërë aplikimin dhe tatimet na kanë refuzuar pagën luftës. Duam të dimë pse, duam shpjegim pse e refuzuan. Dje në mëngjes na erdhi  letra që nuk është pranuar. Na thanë se nuk e përfitoni, duam të dimë pse”, u shpreh një punonjëse për Report Tv.

“Duam lekët tona, duam gjakun e fëmijëve tanë. Kemi vënë fëmijët tanë në rrezik që vinim punonim këtu duke rrezikuar dhe jetën e atyre që kemi në shtëpi”, është shprehur një tjetër.

Qindra punonjës kanë protestuar javët e fundit, pasi kërkojnë pagën e luftës. Dy ditë më parë u ngritën në protestë punonjëset e një fasonerie në Berat. Ndërkohë më herët janë ngritur në  protestë 50 punonjës të transportit publik në Vlorë, të cilët kërkuan pagën e luftës. Së fundmi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se për të shmangur penalizimet, do të lejohet edhe aplikimi i drejtpërdrejtë nga punonjësit për pagën e luftës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pagae luftës punonjësit në vlorë në protestë pagae luftës punonjësit në vlorë në protestë

Sondazh

Poll