Aktualitet

RAPORTI për 2019/ Kryepolici Ardi Veliu pasqyron situatën e vendit tek ‘Siguria’, Gafa me nënën e 15-vjeçarit të dhunu

29 Maj 2020, 07:43 Nga DOSJA
RAPORTI për 2019/ Kryepolici Ardi Veliu pasqyron situatën e vendit tek

TIRANË– Mblidhet Komisioni për Sigurinë Kombëtare. I pranishëm për të dhënë detaje lidhur me sigurinë në vend për ditën e sotme ka qënë kryepolici Ardi Veliu, i cili ka folur me shifra për punën e kryer nga Policia e Shtetit në luftën ndaj krimit. 

Gjithë çfarë mbahet mend nga mbledhja e Komisionit, është deklarata fyese që Veliu bëri për nënën e 15-vjeçarit të dhunuar disa ditë më parë nga disa efektivë policie. Pasi u tregoi deputetëve të pranishëm një video të saj duke mbajtur armë në dorë, drejtori i Përgjithshëm u shpreh se nga pamjet kuptohej lehtësisht edukata e familjës, me të cilën ishte rritur djali. Por doli shumë shpejt blof pasi pamjet ishin xhiruar në një film, ku Zaida Çobo kishte marrë pjesë si protagoniste. 

Pas incidentit me nënën e djalit, Veliu foli edhe për situatën aktuale duke shtuar se në radhët e Policisë ishin infektuar 25 punonjës nga pandemia e koronavirusit. Më tej, drejtori i Përgjithshëm i Policisë, raportoi për shifra në ulje të krimeve në vend. 

“25 të prekur nga radhët e Policisë. Të gjithë deri më tani janë shëruar. Është rritur evidentimi i krimeve seksuale. Po shohim me shqetësim të dhunës në familje. Kanë shënuar rënie krimet e hakmarrjes. 39 mln euro janë sekuestruar për pastrim parash. Janë goditur 43 grupe kriminale. Zhvilluam 36000 operacione policore në fushën e narkotikëve, 60 në bashkëpunim me ndërkombëtarët, krimit ekonomik. 43% e autorëve të përfshirë janë ndaluar apo të proceduarMbetet shqetësim numri i lartë i aksidenteve rrugore, janë shunuar 1494 përplasje dhe 227 viktima. Kemi 14 viktima më shumë se në vitin 2018, por kemi të plagosur rëndë më pak,”-tha Veliu. 

Veliu ka folur gjithashtu edhe për kultivimin e lëndëve narkotikëve, duke u shprehur se Policia ka vijuar me punën për goditjen e rrjeteve, ku të përfshirë kanë qënë edhe kryepleqtë e zonave dhe efektivë.

“Kemi zhvilluar monitorime nga ajri. Mbi 90 mijë bimë narkotike të asgjësuara. 193 autorë janë proceduar penalisht, mes tyre kryepleqë dhe punonjës policie. 94,7% e veprave penale në fushën e narkotikëve janë zbuluar. Vjedhjet e bankave shënuar rritje me 5 raste. Po flasim për bankomate. Mekanizmi i goditjes së tyre është bërë duke përdorur ekspolzive. Gjatë vitit 2020 kemi zbardhur 5 raste. Kemi evidentuar 2545 vepra penale kundër mjedisit në 2019, kanë ndodhur 826 vepra penale më shumë se sa 2018. Sa i përket vrasjeve, kemi 9 më pak se një vit më parë, ose 20% më pak.””,- tha ai.

Ndër temat e tjera të përmendura nga kryepolici ishte edhe lufta ndaj krimit dhe korrupsionit duke dhënë me shifra numrin e pronave të sekuestruara.

“E kemi pasur prioritet. Kemi pasur 1286 vepra penale për korrupsin, 370 më shumë se në 2018. Në krahasim me 2018 kemi sekuestruar mbi 56 milionë euro më shumë,”-shtoi Veliu. 

Ndërkohë që gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë nuk kanë munguar as ‘perlat’ e tjera. Deputeti socialist, Spartak Braho, zgjodhi që mbledhjen e sotme ta ndiqte si pasagjer makine.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ardiu veliu komisioni i sigurise ardiu veliu komisioni i sigurise

Sondazh

Poll