Aktualitet

Kryenin abonime të paligjshme kundrejt fitimit/ Arrestohen dy persona në Korçë (EMRAT)

29 Maj 2020, 06:59 Nga DOSJA
Kryenin abonime të paligjshme kundrejt fitimit/ Arrestohen dy persona

Korçë- Policia e Korçës ka arrestuar dy persona,  Oltion Shahinasi, 27 vjeç, dhe Kostika Naumi, 60 vjeç, pasi duke shfrytëzuar piraterinë, kryenin abonime për paketa të ndryshme televizive, kundrejt fitimit. Policia njofton se  të arrestuarve u janë gjetur aparate që përdoreshin për transmetime pirate televizive dhe një sasi lekësh të cilat dyshohen të jenë siguruar nga kjo veprimtari.

Njoftimi i policisë:

Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për goditjen e paligjshmërisë. Ushtronin aktivitetin e paligjshëm të piraterisë, duke fshehur të ardhurat e përfituara nga ushtrimi i tij, vihen në pranga dy shtetas.Sekuestrohen aparate që shërbenin për transmetime pirate televizive dhe një sasi lekësh e siguruar nga kjo veprimtari e paligjshme.

Në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shkelësve, strukturat e lartpërmendura finalizuan operacionin policor të koduar “Pirateria 2”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve O. Sh., 27 vjeç dhe K. N., 60 vjeç, banues në Korçë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, nga verifikimet e kryera rezulton se shtetasit e mësipërm, duke qenë të palicensuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) si dhe duke shfrytëzuar piraterinë, kryenin abonime për paketa të ndryshme televizive, kundrejt fitimit. Vlerat e përfituara nga ky aktivitet i paligjshëm këta shtetas nuk i kishin deklaruar pranë organeve tatimore, duke kryer fshehje të ardhurash. Gjatë kontrollit të ushtruar në njësinë e shitjes në pronësi të 27-vjeçarit, në lagjen nr. 10, u gjetën aparate që përdoreshin për transmetime pirate televizive dhe një sasi lekësh të cilat dyshohen të jenë siguruar nga kjo veprimtari, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Shkelja e të drejtave të autorit”, “Fshehja e të ardhurave”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestime ne korce pirateri në korçë arrestime ne korce pirateri në korçë

Sondazh

Poll