Aktualitet

Forcës Ajrore shqiptare do i shtohen helikopterët “Black Hawk”, Xhaçka takim me Yuri Kim: Do qëndrojmë krah për krah,

29 Maj 2020, 08:00 Nga DOSJA
Forcës Ajrore shqiptare do i shtohen helikopterët “Black

Tiranë- Forcës Ajrore të Shqipërisë do t’i shtohen edhe helikopterët ‘Black Hawk’, të cilët shumë shpejt do të nisen nga Amerika për të mbërritur në vendin tonë. Kjo kontratë u nënshkrua sot nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim. Ministrja Xhaçka u shpreh se ky është një investim kolosal për bazën e Kuçovës.

“Jam e lumtur që sot, përmes këtij nënshkrimi i tregojmë qytetarëve tanë se nuk jemi vetëm. Se kemi miq. Se jemi miq. Që do të jemi krah njëri – tjetrit, sidomos në kohë të vështira. Helikopterët “Black Hawk” që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane Lockeed Martin, janë të gjithë tregues të ringritjes së Forcës Ajrore me hapa të sigurt dhe në krah të aleatit strategjik.  Edhe pse kapacitetet e Shqipërisë janë ende modeste, unë besoj shumë se vlera e shtuar e kësaj infrastrukture për Aleancën dhe aleatët tanë amerikanë është shumë domethënës. Ne jemi duke punuar shumë për të konsoliduar dhe përmirësuar profesionalizmin dhe gatishmërinë e forcave tona. Ashtu siç do të bëjmë me krijimin e një qendre trajnimi multifunksionale që do të përgatisë personelin tonë për një mori specializimesh të forcave ajrore”, tha ministrja Xhaçka në fjalën e saj.

Ndërsa ambasadorja , Yuri Kim u shpreh se Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria janë dhe do të vijojnë të qëndrojnë “krah për krah”.

“SHBA dhe Shqipëria”krah për krah” sot, nesër dhe çdo ditë. Shqipëria po bëhet aleat i aftë dhe bastion i fortë i sigurisë në rajon dhe më gjerë. Helikopterët, tregues se Shqipëria po forcon kapacitetet e saj. Mezi pres të shoh që aleati ynë i fortë të punojë me ne për të ardhmen”, u shpreh Yuri Kim.

Projekti për pajisjen e Forcës Ajrore me helikopterë amerikanë të tipit “Black Haëk” ka nisur që prej vitit të kalua, ku ministrja Xhaçka zhvilloi një takim në Gardën Kombëtare e New Jersey.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet helikopterët 'black hawk' olta xhacka yuri kim helikopterët 'black hawk' olta xhacka yuri kim

Sondazh

Poll