Aktualitet

COVID-19 përhapet sërish me shpejtësi/ 23 raste të reja në Mat, Lushnje, Durrës dhe Tiranë, 57 personel mjekësor në QSU

29 Maj 2020, 08:19 Nga DOSJA

Shqipëri- COVID-19 po përhapet sërish me shpejtësi. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se pas testimit të 276 qytetarëve, janë konfirmuar me COVID-19 vetëm 23 prej tyre. Sipas MSH-së harta është zgjeruar me  12 raste në Tiranë, 6 në Mat, 1 në Durrës dhe 4 në Lushnje dhe kështu numri total i të infektuarve ka shkuar në 1099. Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë  fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve. Në spitalin Infektiv po trajohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive. Lajm i mirë është se gjatë orëve të fundit janë testuar 57 mjekët dhe infermierët të QSUT-së, të cilët kanë rezultuar negativë.

Dosja.al raportoi mëngjesin e sotëm se 6 të infektuarit në Mat janë kontakte të një paciente në QSUT  ndërsa 4 rastet në Lushnje, kontakte të rasteve pozitive të konfirmuar më herët në Tiranë.  Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që qytetarët të respektojnë masat për COVID-19.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shiqperi viktimat e covid ne shqiperi koronavirusi ne shiqperi viktimat e covid ne shqiperi

Sondazh

Poll