Aktualitet

Qëlloi me armë në drejtim të një banese në Mat, arrestohet 25-vjeçari, pistoletën e hodhi në rezervuar

29 Maj 2020, 07:05 Nga DOSJA
Qëlloi me armë në drejtim të një banese në Mat,

Mat- Policia ka arrestuar 25-vjeçarin me iniciale S.K, pasi qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese, e cila ndodhet në fshatin Komsi të Matit.  Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, ku i riu ka qëlluar me pistoletë në drejtim të  banesës së personit me iniciale L.M. 25-vjeçari pas breshërisë së plumbave armën e ka hedhur në një rezervuar. Në banesën e tij janë sekuestruar 320 fishekë dhe një granatë.

Njoftimi i Policisë:

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese, identifikohet, kapet dhe arrestohet autori i dyshuar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë marrë informacion se një person i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të portës së jashtme të rrethimit të banesës së shtetasit L. N., banues në njësinë Administrative Komsi, Mat.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, Policia e Matit ka organizuar punën dhe si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, është bërë i mundur identifikimi në kohë reale i autorit të dyshuar dhe lokalizimi i vendndodhjes së tij.

Falë mirorganizmit të punës u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit S. K., 25 vjeç, banues në njësinë Administrative Komsi, i cili për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të banesës së shtetasit L. N. Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit S. K., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 320 fishekë dhe një granatë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas, pasi kishte qëlluar me pistoletë në drejtim të portës së jashtme të murit rrethues të banesës së shtetasit L. N. e kishte hedhur armën e zjarrit në një rezervuar. Polumbarët e RENEA-s do të vijojnë kontrollin në rezervuar, me qëllim gjetjen e armës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, “Prishje e qetesisë publike”.

J.V/Diosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 25-vjeçari në mat të shtëna me armë në mat arrestohet 25-vjeçari në mat të shtëna me armë në mat

Sondazh

Poll