Aktualitet

Krime mjedisore në zonën e Bunavisë në Vlorë/ Policia dhe IKMT në aksion, gjobisin me 40 milionë lekë dy subjekte

29 Maj 2020, 06:30 Nga DOSJA
Krime mjedisore në zonën e Bunavisë në Vlorë/ Policia

Vlorë- Inspektoriati Kombëtarit i  Mbrojtjes së Territorit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka gjobitur me 40 milionë lekë për krime mjedisore dy subjekte në zonën e Bunavisë në Vlorë. Policia njoton se dy subjekte të Impianteve të Përpunimit të Inerteve, me administratorë  F. H. dhe V.D   kanë përpunuar dhe transportuar inerte në mënyrë të paligjshme. Sipas policisë këtyre subjekeve u ishte pezullua leja e shfrytëzimit të aktivitetit të tyre dhe ishin edhe pa leje mjedisore.

Njoftimi i Policisë: 

Vijon operacioni për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore. Evidentohen dhe gjobiten dy subjekte të tjera për shkelje në zonën e Bunavisë, Vlorë. Aksioni nga Policia e Vlorës, në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mjedisit dhe Territorit (IKMT).

Dy subjekte të Impianteve të Përpunimit të Inerteve, me administratorët përkatës F. H. dhe V. D., në zonën e quajtur Bunavi, Vlorë, kanë përpunuar dhe transportuar inerte në mënyrë të paligjshme, pasi iu është pezulluar leja e shfrytëzimit të aktivitetit të tyre, dhe pa leje mjedisore.

Në vijim të veprimeve, Komisariati i Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin e Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë, ka nisur procedimin penal ndaj administratorëve të këtyre subjekteve, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”.

Gjithashtu, IKMT ka ndëshkuar subjektet në fjalë me masë administrative, në total 4.000.000 lekë të rinj, për veprime në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, konkretisht:

● Subjekti i Impiantit të Përpunimit të Inerteve, me administrator F. H. ka marrë masë administrative 2.000.000 lekë të rinj;

● Subjekti i Impiantit të Përpunimit të Inerteve, me administrator V. D. ka marrë masë administrative 2.000.000 lekë të rinj;

Policia e Shtetit dhe IKMT ftojnë qytetarët që të denoncojnë çdo shkelje apo dëmtim të mjedisit, në numrin falas 112 ose në Komisariatin Dixhital.

Prej disa ditës IKMT në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillojnë një aksion në terren për masakrat mjedisore. Ditën e djeshme u dënua me 2 milionë lekë gjobë një tjetër punëtor, i cili po bënte gërmime në Lumin e Matit. Ndërkohë  Dosja.al ka denoncuar me video masakrën mjedisore në lumtin Mat, ku kompania “Salillari” po kryente punime pa kriter. Po kështu dita ditë më parë u gjobitme 20 milionë lekë të vjetra, biznesmeni Artur Bubeqi në Dhërmi.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjobiten dy subjekte në vlorë krime mjedisore në vlorë gjobiten dy subjekte në vlorë krime mjedisore në vlorë

Sondazh

Poll