Aktualitet

Rasti i parë me koronavirus në Sarandë, e prekur një turiste nga Ukraina. Kishte ardhur 7 muaj më parë

29 Maj 2020, 06:54 Nga DOSJA
Rasti i parë me koronavirus në Sarandë, e prekur një turiste

SARANDË– Rasti i parë me koronavirus është shënuar në qytetin e Sarandës. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se e prekur është një turiste nga Ukraina, e cila prej 7 muajsh ajo ishte vendosur në Tiranë.

Ajo ka shkuar në Sarandë, ku edhe ka apartamentin e saj duke shtuar se nuk ka pasur kontakte të tjera. Ndërkohë që autoritetet shëndetësore kanë nisur nga puna për gjurmimin e kontakteve të saj, në rast se ka infektuar edhe persona të tjerë. 

Ky lajm s’është aspak i mirë, në një kohë kur nga dita në ditë pritet që të shpallet hapja e sezonit të verës. Gjithashtu qyteti që prej rasteve të para me koronavirus ka qënë zonë e gjelbër pasi nuk ka pasur asnjë rast të shënuar, ndërsa nuk dihet se si do të veprohet pas rastit të parë.

Ndërkohë deri më tani në Shqipëri, MSH ka konfirmuar se janë të prekur me COVID-19 1076 persona në të gjithë vendin, 33 viktima, 823 të shëruar. Lajmi i mirë është se tashmë, rastet e reja me COVID-19 nuk janë me komplikacione, dhe të gjithë janë asimptomatikë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne sarande koronavirusi ne shqiperi sarande koronavirusi ne sarande koronavirusi ne shqiperi sarande

Sondazh

Poll