Aktualitet

Darka informale e Ramës/ Kush do të jenë 3 kandidatët për kryetarë bashkie në Qarkun e Durrësit

29 Mars 2019, 20:34 Nga DOSJA
Darka informale e Ramës/ Kush do të jenë 3 kandidatët

DURRËS- Kryeministri Edi Rama zhvilloi pasditen e sotme një takim në qytetin e Durrësit, në kuadër të turit “Bashkia që duam”. (Lexo këtu) Gjatë këtij takim Rama la ‘mister’ fatin e kryetarit aktual të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako.

Pas këtij takimi me qytetarët, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim informal në një prej restoranteve të qytetit (Lexo këtu) me disa drejtues apo edhe pretendentë për kandidatë për Bashkitë e këtij Qarku. Si duket kjo darkë do të përcaktojë edhe kandidatët për Bashkinë e Durrësit, Shijakut dhe Krujës.

Ajo që bie në sy në këtë darkë është mungesa e kryebashkiakut të Shijakut Ardian Kokomani, por jo i pretendentit të përfolur për këtë bashki Ilir Ndraxhi. Si duket betejën e ka fituar ky i fundit.

Nga ana tjetër mungon kryetari i Bashkisë së Krujës, Artur Bushi,  një tjetër bashki kjo në Qarkun e Durrësit. Por pavarësisht kësaj mungese, në darkë është Rrahman Rraja, deputet i Krujës për Partinë Socialiste. Ai nuk i ka fshehur ambiciet për të kandiduar për Bashkinë Krujë.

Ndërsa pavarësisht se në darkë ndodhet kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i cili ka fituar 3 herë bashkinë e qytetit bregdetar, nuk mungon Spartak Kovaçi, drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve të këtij qyteti, i cili është përfolur prej kohësh se do të jetë kandidati që do të zëvendësojë Vangjush Dakon në garën për Bashkinë e Durrësit. Arbër Braho, djali i deputeti socialist Spartak Braho, njëherësh nënkryetar i Bashkisë së Durrësit, mungon, ndonlëse kishte shfaqur ambiciet nëpërmjet të atit për këtë Bashki. Edhe në këtë rast, si duket betejën e ka fituar Spartak Kovaçi.

Thënë përmbledhtazi, 3 kandidatët për Bashkitë Durrës, Shijak dhe Krujë, mund të dalin nga kjo darkë informale që po zhvillohet me kryeministrin Edi Rama. 

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama ilir ndraxhi kandidatët e ramës për bashkitë e qarkut durrës rrahman rraja spartak kovaçi edi rama ilir ndraxhi kandidatët e ramës për bashkitë e qarkut durrës rrahman rraja spartak kovaçi

Sondazh

Poll