Aktualitet

Zjarret në Pukë, Bashkia apel qytetarëve: Mos digjni mbetje kur ka erë

29 Mars 2019, 18:14 Nga DOSJA
Zjarret në Pukë, Bashkia apel qytetarëve: Mos digjni mbetje kur

PUKË– Nisur nga situata e krijuar si pasojë e zjarreve që kanë përfshirë sipërfaqet pyjore, Bashkia e Pukës i ka bërë një apel komunitetit në fshatra që gjatë ditëve me erë të evitojnë djegien e mbetjeve bujqësore.

“Bashkia e Pukës kupton se përhapja e flakëve nuk është e qëllimshme, por i kujton banorve që edhe në rast pakujdesie ata vihen para përgjegjësisë ligjore për dëmtim të sipërfaqeve pyjore, ndaj për të shmangur këtë duhet të tregohen të kujdesshëm.”

Ndërkohë që pasditen e sotme, një zjarr i fuqishëm ka rënë në ekonominë pyjore të Qafë Malit, në Bashkinë e Fushë Arrëzit të rrethit të Pukës.

Burime bëjnë me dije se gjatë mbrëmjes zjarri ka marrë përmasa të frikshme dhe po përhapet me shpejtësi i favorizuar nga erërat, ndërsa tashmë u është afruar banesave të cilat janë në rrezik.

Apeli i Bashkisë Pukë

Bashkia Pukë nisur nga situata e krijuar në siperfaqet pyjore si pasojë e zjarreve, shkaktuar kryesisht nga pakujdesia e banorve në zonat rural, I bën apel të gjithë komunitetit në fshatra që gjatë këtyre ditëve me erera, të evitojnë djegien e mbetjeve bujqësore, të cila shkaktohen si pasojë e pastrimeve pranverore.
Bashkia e Pukës kupton se përhapja e flakëve nuk është e qëllimshme, por I kujton banorve që edhe në rast pakujdesie ata vihen para përgjegjësisë ligjore për dëmtim të sipërfaqeve pyjore, ndaj për të shmangur këtë duhet të tregohen të kujdesshëm.
Bashkia Pukë duke shpresuar në mirkuptimin e banorëve në zonat ruralë, kërkon dhe ndihmen e komunitetit të zonës që për çdo rast të njoftoi menjëher Shërbimin Zjarrfikës në numrin pa pagesë 127.
Bashkëpunimi juaj vlen shumë që flakët të shuhen pa shkaktuar dëme masive.
Ndërkoh lidhur me zjarrin më të fundit shkaktuar në pyjet pranë fshatit Shkozë, njësia administrative Gjegjan fal ndërhyrjes së shpejt të shërbimeve tona, zjarri është vën nën kontroll.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia puke zjarr ne puke bashkia puke zjarr ne puke

Sondazh

Poll