Aktualitet

Zjarr masiv në Pukë, flakët përhapen me shpejtësi, rrezikohen banesat

29 Mars 2019, 17:56 Nga DOSJA
Zjarr masiv në Pukë, flakët përhapen me shpejtësi,

Qafë Mali, PUKË- Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme në ekonominë pyjore të Qafë Malit, në Bashkinë e Fushë Arrëzit të rrethit të Pukës.

Burime bëjnë me dije se gjatë mbrëmjes zjarri ka marrë përmasa të frikshme dhe po përhapet me shpejtësi i favorizuar nga erërat, ndërsa tashmë u është afruar banesave të cilat janë në rrezik.

Sipas informacioneve nga vendi i ngjarjes, dyshohet se shkak për këtë zjarr ka qenë pakujdesia e banorëve gjatë djegies së mbetjeve bujqësore.

Policia e Pukës ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku edhe po kryen hetime për zbardhjen e shkaqeve të këtij zjarri, ndërsa për shkak të terrenit të thyer malor, zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhynë me anë të mjeteve zjarrfikëse.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet puke qafe mal zjarr ne puke puke qafe mal zjarr ne puke

Sondazh

Poll