Aktualitet

FOTOLAJM/ Rama ‘e bën rrugë’, pas takimit me Zaev, edhe në Durrës me thonjtë si shqiponjë

29 Mars 2019, 18:22 Nga DOSJA
FOTOLAJM/ Rama ‘e bën rrugë’, pas takimit me Zaev, edhe

DURRËS- Kryeministri Edi Rama, zhvilloi pasditen e sotme një takim në Durrës, në kuadër të turit “Bashkia që duam”.

Gjatë këtij takimi ai nuk ngurroi të sulmojë opozitën për djegien e mandateve, por edhe t’i thumbojë ata.

Por ato që bien në sy janë thonjtë e paprerë të kryeministrit Rama. Ata duken qartë kur Rama mban mikrofonin, të cilët janë rritur më shumë sesa duhet, por që Kryeministrit si duket nuk i bëjnë përshtypje, dhe të sjellin ndërmend thonjtë e shqiponjës, të cilët ajo i përdor për të mbajtur fort gjahun e saj.

Rama si duket e ka bërë rrugë të shfaqet me thonj të paprerë, pasi kujtojmë se ai u fotografua nga fotoreporteri i Dosja.al Bekim Bici, në konferencën për shtyp me homologun e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. (Lexo këtu) Thonjtë e Kryeministrit të Shqipërisë ishin jo vetëm të paprerë, por edhe të zinj. Por sot ndryshe nga hera e fundit, Rama është shfaqur me thonj të paprerë, por të pastruar.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet rama me thonj të paprerë rama në durrës thonjtë e ramës rama me thonj të paprerë rama në durrës thonjtë e ramës

Sondazh

Poll