Aktualitet

Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Durrës, Ferdinand Elezi para KPK, probleme me pasurinë

29 Mars 2019, 20:21 Nga DOSJA
Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Durrës, Ferdinand Elezi para

TIRANË- Drejtuesi i Prokurorisë së Apelit të Durrësit, Ferdinand Elezi ka dalë këtë të premte përballë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Seanca në rivlerësimin e Elezit, u bazua në tre kritere. Ndërkohë në fjalën e tij në seancën dëgjimore ai ka thënë se është i hapur deri në fund të procesit që t’iu përgjigjet pyetjeve nga anëtarët e KPK-së. Pasuria rezultoi i vetmi problem i Elezit nga hetimi i vettingut, blerja e dy apartamenteve në Durrës dhe mospagimi i taksës për fitimin nga qiraja e apartamentit në tiranë pranë Komunës së Parisit.

Gjatë seancës dëgjimore, Elezi u shpreh se ai pasurinë e ka vënë me punë ndërsa taksën për të ardhurat nga qiraja nuk e dinte se duhet t’i paguante dhe sapo është njohur me këtë fakt i ka paguar.

Elezi ka nisur punë si prokuror në vitin 1999 dhe ka kryer deklarime periodike të pasurisë së tij që nga viti 2003 e në vijim pa ndërprerje.

Në lidhje me pasurinë ILDKP ka vlerësuar se Elezi ka kryer deklarim të saktë në përputhje me ligjin, dhe se ai nuk ka bërë fshehje apo deklarime të rreme.

Seanca dëgjimore me Elezin u drejtua nga trupi gjykues i përbërë nga Firdes Shuli, Lulzim Hamitaj dhe Olsi Komici.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet ferdinand elezi kpk vettingu ferdinand elezi kpk vettingu

Sondazh

Poll