Aktualitet

Transformoi sheshin ‘Skënderbej’, Gent Agolli ndërton tjetër parkim nëntokësor tek ish-restorant ‘Ujëvara’

29 Mars 2019, 20:16 Nga DOSJA
Transformoi sheshin ‘Skënderbej’, Gent Agolli ndërton

TIRANË– Disa ditë më parë në redaksinë e Dosja.al mbërriti denoncimi i banorëve të një pallati pranë stadiumit “Selman Stërmasi”. (Lexo këtu)

Ata denonconin se pranë shtëpive të tyre, kishin filluar punimet për rindërtimin e ish-restorant “Ujëvara” dhe shpreheshin se banesat e tyre rrezikonin të shembeshin pasi gërryerja e themeleve po bëhej fare ngjitur me pallatin e tyre.

Dosja.al i thelloi hetimet lidhur mbi këtë rast. Subjekti është blerë nga “ConArch”, një kompani të gjithanëshme që merret me projektime, ndërtime, import – eksport, tregtim me shumicë dhe pakicë të të gjitha mallrave industriale dhe ushqimore. Kjo kompani ndër të tjera ofron edhe shërbime të ndryshme në fushën e turizmit hotelerisë, transportit, shëndetsisë, arsimit, telekomunikacionit dhe restoranteve.

Fushë kjo që ka lidhje me rindërtimin e ish-restorant “Ujëvarës”. Dosja.al ka mësuar se me lejen e Bashkisë së Tiranës, ish-restoranti do të zgjerohet dhe nën të do të ndërtohet edhe një parkim nëntokësor.

Projekti në fjalë, ka si zhvillues Euro Petrol, me administrator Fahri Avdulin. Ndërsa zhvilluesit vijojnë punën e tyre, banorët i kundërshtojnë duke ngritur zërin, sepse sipas tyre rrezikohet shembja e pallatit nga gërmimet.

Me një kërkim të thjeshtë në motorin e kërkimit për projekte të tjera të kryera nga kjo kompani, rezulton se ajo është realizuesja e sheshit ‘Skënderbej’ dhe parkimit nëntokësor që u ndërtua poshtë tij. Vetë administratori i firmës dhe Gent Agolli ka dhënë detaje gjatë kohës që në sheshin Skënderbej zhvilloheshin punimet.  

Parkimi nëntokësor me dy kate ka një kapacitet prej 300 vendesh, ku një orë qëndrimi kushton 100 lekë ora.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet conarch euro petrol rindertimi i restorant ujvares conarch euro petrol rindertimi i restorant ujvares

Sondazh

Poll