Aktualitet

Skandal në Tropojë/ 8 shtëpi rrezikohen nga flakët, zjarrfikëset ende ‘në gjumë’

29 Mars 2019, 19:36 Nga DOSJA
Skandal në Tropojë/ 8 shtëpi rrezikohen nga flakët,

TROPOJË- Një zjarr ka rënë që në mesditë në masivin e gështenjave të fshatrave Geghysen, Gri dhe Vilisht të Tropojës.

Deri më tani zjarri jo vetëm që nuk është fikur nga zjarrfikësit, por po vazhdon të intensifikohet.

Zjarri i ndihmuar edhe nga era ka marrë përpara të gjitha pemët me gështenja, të cilat janë burim të ardhurash për banorët e zonës.

Banoret kanë marrë në telefon Policinë e Tropojës, të cilët janë justifikuar me faktin që nuk shkojnë dot në vendngjarje për shkak të terrenit të vështirë, kur në të vërtetë rruga ekziston.

Prej flakëve, rrezikohen rreth 8 familje, të cilat kërkojnë ndihmë për shuarjen e zjarrit që pas më shumë se 10 orësh aktiv ka mbërritur më pranë se kurrë banesave të tyre.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet tropoje zjarr ne geghysen tropoje zjarr ne geghysen

Sondazh

Poll