Aktualitet

Unaza e Re/ Banorët-Ramës: S’ke makineri të përballesh më këtë uragan

29 Mars 2019, 17:53 Nga DOSJA
Unaza e Re/ Banorët-Ramës: S’ke makineri të përballesh

TIRANË- Banorët e Unazës së Re janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme për të protestuar  kundër projektit që prek dhe dëmton banesat e tyre.

Me thirrjet “këtu vendos sovrani”, ata kërkojnë anulimin përfundimisht këtij projketi, i cili sipas tyre është korruptiv dhe abuziv.

Nga ana tjetër, ata zotohen se do të bëjnë rezitencë për të mbrojtur trashëgiminë e tyre, duke bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar protestës së tyre që të rrëzohet kjo qeveri.

Ne po mbrojmë një të drejtë tonën.Nuk kemi frikë për një të drejtë që e kemi të trashëguar. Kush do përpiqet për të marrë pronën, do përfundojë në kazan si një plehrë. Kjo qeveri është buzë greminës. Iu ftoj për të marrë pjesë masivisht në protest. Këtu vendos sovarni. Nuk ke makineri që të përballesh me ketë uragan Edi Rama.

Banorët e Unazës së Re

Protestës së tyre i është bashkuar si çdo mbrëmje edhe ish-deputeti dhe anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i cili akuzoi kryeministrin Rama se është i lidhur me krimin dhe ai nuk e lejon të trajtopjë problemet e qytetarëve.

Ju nuk keni problem me krimin, me krimin keni partneritet, ju keni problem me qytetarët sepse ata janë kundër jush. Ju e keni problemin me protestën sepse nuk e dini se protesta është një vlerë në demokraci. 7 protestuesit e ndaluar do të na kenë gjithmonë afër, ndaj tyre nuk ka asnjë provë. Ju bëj thirrje çdo institucioni të shtetit që të tërheqë këtë gomarin që qeveris sot. Por ai duhet të dijë një gjë se kur bie drejtësia bëhet vetë-gjyqësia.

Ish deputeti i PD-së Klevis Balliu

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet klevis balliu projekti i unazes se re protesta e banoreve unaza e re klevis balliu projekti i unazes se re protesta e banoreve unaza e re

Sondazh

Poll