Politike

Rama takim me qytetarët në Durrës/ Batuta për opozitën, lë mister fatin e Dakos

  • Dako nuk ‘kursehet’ me falenderime për Ramën
  • Rama i del në krahë Dakos: Thonë foli me Niçen
  • Ramës nuk i ikën e keqja: Shyqyr që iku Berisha
  • “I dhamë 15 biberona”/Rama tallet keq me Bashën
  • Rama në Durrës, protestuesit i bllokojnë rrugën me parrulla kundër tij
  • Kush do të jenë 3 kandidatët për kryetarë bashkie në Qarkun e Durrësit
  • Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim në Durrës. Edhe pse tre muaj na ndajnë nga zgjedhjet lokale, Rama ka lënë mister fatin e kryebashkiakut Vangjush Dako.
    Featured image of article: Rama takim me qytetarët në Durrës/ Batuta për opozitën, lë mister fatin e Dakos Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako

    DURRËS– Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarët e Durrësit në kuadër të turit “Bashkia që Duam”. Edhe pse i shoqëruar nga kryebashkiaku i qytetit, Rama e ka lënë mister faktin nëse Vangjush Dako do të kandidojë për një mandat të katërt në zgjedhjet lokale të qershorit.

    Takimi me qytetarët u hap nga kryebashkiaku Dako, i cili nuk ngurroi që të falenderonte kryeministrin Rama për vizionin që ai ishte pasur për transformimin e qytetit të Durrësit.

    Edhe Rama në fjalën e tij, e mbështeti Dakon duke e cilësuar si të parëndësishëm faktin që në media qarkullojnë përgjime të tij me Altin Avdylin gjithashtu i njohur si Niçja, “të fortin” e Shijakut. Prej kohësh edhe opozita akuzon kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako, se është i lidhur me bandën e Avdylajve me ndihmën e të cilëve ka blerë vota.

    “Thonë foli Gjyshi në telefon me Niçen, sikur me qënë Niçja si Aleksandër Moisiu. Këta i nxirrnin të burgosurit nga burgu me leje për fushatë dhe terrorizonin qytetarët. Flasin këta për krime dhe kriminielë.”

    Rama nuk ka lënë pa ironizuar as opozitën e bashkuar, e cila prej më shumë se një muaji ka djegur mandatet dhe zhvillon protesta në kryeqytet. Nga i gjithë aksioni i opozitës, Rama u shpreh se ka vlerësuar vetëm ikjen nga Kuvendi të paraardhësit të tij, Sali Berishës.

    Edhe në këtë qytet, kryeministri u prit me protesta nga të rinj dhe qytetarë të Durrësit. Protestuesit kanë bllokuar rrugën, ndërsa në duar mbanin parulla si, “Rama ik! Stop krimit politik! Ndal shkatërrimit të Durrësit!”. (Lexo këtu)

    (k.m./dosja.al)

    Shto Koment