Aktualitet

Sherr me thika në Elbasan, plagoset 57 vjeçari, një person në pranga

29 Mars 2019, 16:25 Nga DOSJA
Sherr me thika në Elbasan, plagoset 57 vjeçari, një person

ELBASAN– Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri me thika. Ngjarja ka ndodhur në Elbasan në lagjen “Beqir Dardha”. Sipas njoftimit zyrtar të policisë mësohet se shtetasi S.B. 43 vjeç ka qëlluar me thikë shtetasin A.M., 57 vjeç.

Mësohet se 43-vjeçari është arrestuar nga policia, e cila ka sekuestruar edhe thikën.

Njoftimi i policisë

Elbasan. Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën. Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit duke vënë në pranga autorin.

Rreth orës 15.30,  Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Beqir Dardha”,  Elbasan, po ndodh një konflikt mes dy shtetasve ku njëri prej tyre ka armë të ftohtë thikë.

Pas marrjes së njoftimit menjëherë  në vendgjare kanë shkuar forcat e Policisë dhe falë ndërhyrjes  së shpejtë është arritur të kapet autori në flagrancë shtetasi S.B., 43 vjeç,  banues në Elbasan,  i cili gjatë një konflikti për motive të dobta  ka goditur me mjet të mprehtë ( thikë) shtetasin A.M.,  57 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një thikë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 43 vjecar elbasan plagoset 57 vjecari sherr me thika arrestohet 43 vjecar elbasan plagoset 57 vjecari sherr me thika

Sondazh

Poll