Aktualitet

Simbol i “Kap ça të kapësh”/ Pas atentatit dhe luftës me socialistët, prokurori Arjan Ndoja rikthehet në detyrë!

20 Maj 2020, 11:35 Nga DOSJA
Simbol i “Kap ça të kapësh”/ Pas atentatit dhe

DURRËS–  Në 4 nëntor 2019 iu bë atentat, dje në 19 maj 2020, prokurori Arjan Ndoja është kthyer në detyrë.

Gjashtë muaj e gjysmë iu deshën Ndojës për tu shëruar pas atentatit ku u plagos lehtë. I shpallur si simbol i grupit “kap ça të kapësh” nga Kryeministri, pasi arrestoi drejtorin e Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula.

Mbi Pulën u ngritën akuza që lidheshin me regjistrimin e paligjshëm të pronave, duke tjetërsuar pronësinë në bregdetin e Lalëzit.

Zona bregdetare e lakmuar, dyshohet se ishte shkak, jo vetëm shkaku për arrestimit e Liridon Pulës dhe zemërimin e Kryeministrit, por edhe për atentatin që Arjan Ndojës iu bë në mbikalimin e Shkozetit kur udhëtonte në makinën e tij me Pëllumb Ymerin ose “Rumin”.

Shoferi i prokurorit, Andi Maloku, u plagos rëndë dhe humbi jetën vetëm pak ditë pas atentatit, ndërsa Ndoja doli nga spitali 18 ditë më vonë. Që atëherë ka qëndruar larg Prokurorisë së Durrësit me raporte mjekësore.

(Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoja arjan ndoja rikthehet atentat ne shkozet arjan ndoja arjan ndoja rikthehet atentat ne shkozet

Sondazh

Poll