OFL “zbarkon” në Fier, “në sitë” 4 trafikantë droge (EMRAT)
20 Maj 2020, 10:52Nga DOSJA
Tiranë-Operacioni Forca e Ligjit ka “zbarkuar” në qytetin e Fierit, pasi ju ka dërguar formularët për të deklaruar pasuritë 4 “të fortëve”, të dënuar për trafik droge. Në sitën e OFL-së janë Fredi Genica, Sokol Murati, Fatmir Kajolli dhe Sokol Genica. Këta të fundit duhet të deklarojnë pasuritë e tyre brenda 48 orëve.
Njoftimi i Policisë:
OFL, 20 maj: Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020.
Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:
– F. G., banues në Fier, pasi Gjykata e Milanos, Itali, e ka dënuar me burg për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikim droge”;
– S. M., banues në Fier, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet italiane kanë lëshuar urdhrin e arrestit për kryerjen e veprës penale “Trafik ndërkombëtar i lëndëve narkotike”;
– F. K., banues në Fier, pasi Gjykata Penale e Romës, Itali, ka vendosur dënimin e tij për veprën penale “Shoqatë kriminale, trafikim, prodhim dhe posedim i lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope”, ndërsa Gjykata Penale e Milanos, Itali, e ka dënuar për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale dhe shkelja e ligjit për narkotikët”;
– S. G., banues në Fier, i arrestuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotikëve”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.
OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TURQI-Biznesmeni i njohur turk, Adnan Polat ka paditur në Prokurorinë e Stambollit, partnerin e “Air Albania”, Sinan Idrizi, i cili është njëkohësisht president...
TIRANË- Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, ka reaguar ashpër kundër një seriali që shfaqet në Shqipëri....
Kukës– Zbardhen përgjime të reja për grupin krimial të Kreshnik Murataj, që kultivonte drogë në zonën e Kukësit. Kreshnik Murataj ka tentuar që të joshte edhe ...
TIRANE- Luan Daci ia doli të mbijetojë në sistemin e drejtësisë shqiptare, megjithëse u shkarkua për paaftësi nga detyra. Deri në momentin e shkarkimit, ai ka q...
TIRANË- Policia ka finalizuar sot operacionin e koduar “Shënmëri 2020”, i cili është zhvilluar në disa qytete dhe në pranga kanë rënë 19 persona. Në një re...
Shqipëri- 15 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Flutura Beqo nga ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije ditën e some se gjatë 24 ...
Shqipëri– 13 raste të reja me COVID-19 në Durrës gjatë 24 orëve të fundit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se 9 nga të infektuarit janë punonjës të një fasone...