Aktualitet

“Me gjej një mik për prokuroren F.V”/ “Koka” e bandës së drogës në Kukës tenton të “kapë” Prokurorinë, ten

20 Maj 2020, 10:23 Nga DOSJA
“Me gjej një mik për prokuroren F.V”/ “Koka” e

Kukës– Zbardhen përgjime të reja për grupin krimial të Kreshnik Murataj, që kultivonte drogë në zonën e Kukësit.  Kreshnik Murataj ka tentuar që të joshte edhe prokuroren e çësjhtjs. F.V, pasi i ishin arrestuar disa anëtarë të bandës së tij.  Në 24 shtator të vitit 2019, Kreshnik Murataj ka telefonuar shtetasin I.V duke i kërkuar që “t’i gjejë një mik prokurores F.V”.  Sipas Abc news gjatë telefonatës I.V i thotë Kreshnik Muratajt se “F.V është bashkëshortja e F.GJ” dhe se “duhet të bëjë kujdes në biseda për këto gjëra në telefon”.

Gjatë të njëjtës ditë, prokuroria ka interceptuar një telefonatë tjetër, ku sërish Kreshnik Murataj i telefonon një gruaje dhe e pyet nëse e njihte prokuroren F.V, por ajo i thotë se nuk e njihte.

Pak më vonë,  në telefonin e Kreshnik Muratajt vjen një telefonatë nga një person i identifikuar si djali i prokurores F.V, i cili i kishte thënë se punonte në një institucion të rendësishëm në Kukës. Prokuroria nuk ka më detaje se çfarë ndodhi mes grupit dhe prokurores në fjalë, por sot u finalizua operacioni.

Operacioni anti-kanabis po zhvillohet edhe në qytete të tjera të vendimit. Uniformat blu kanë më shumë se dy vite që po hetojnë dhe sot është zhvilluar operacioni blic. Deri më tani janë janë arrestuar 19 persona. Koka e grupit krimial ishte Kreshnik Murataj, i cili dhjetëra parcela me kanabis në Kukës dhe shkëmbente drogën me armë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksioni anti-droge ne shqiperi kreshnik murataj aksioni anti-droge ne shqiperi kreshnik murataj

Sondazh

Poll