Aktualitet

Kush është Luan Daci, gjyqtari i Plepave që bëri “ping-pong” me drejtësinë… dhe “viktima” që i dogji karrierën

20 Maj 2020, 10:19 Nga DOSJA
Kush është Luan Daci, gjyqtari i Plepave që bëri

TIRANE- Luan Daci ia doli të mbijetojë në sistemin e drejtësisë shqiptare, megjithëse u shkarkua për paaftësi nga detyra. Deri në momentin e shkarkimit, ai ka qenë   gjyqtar në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës deri në vitin 1997 (dhe zv.kryetar në këtë gjykatë), ndërsa në vitet e mëvonshme ka punuar si avokat, deri sa është zgjedhur në postin e anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Daci ka vetë-deklaruar se ka qenë sekretar i degës së Partisë Demokratike në Tepelenë nga viti 1991-1993. Gjyqtari ka hyrë në drejtësi përmes kursit të “Plepave” në “Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Rendit Publik”, Durrës.

Luan Daci ka qene anëtar i dhomës së avokatisë në vitin 2000, të marrë pasi kohës kur ishte zv/kryetar i Komisionit Zgjedhor (përfaqësues i PD-së) në zgjedhjet lokale për Bashkinë Tiranë ku konkuronin përballë njeri-tjetrit Edi Rama dhe Besnik Mustafaj.

Daci do të vijonte të ishte sot në detyrë, nëse nuk do të ishte ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e cila u dogj nga KPA, pjesë e të cilës ishte edhe Daci.  Prokurorja Antoneta Sevdari u kualifikua nga shkalla e parë e vettingut, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, ndërsa Kolegji i Apelimit e shkarkoi nga detyra. E vetmja nga trupa gjykuese që votoi që Sevdari të qëndronte prokurore ishte Ina Rama.

Ditën e sotme, SPAK, (Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion), pas disa muajsh hetime ka pezulluar nga detyra gjyqtarin Luan Daci. Daci ishte pjesë e trupës kolegjiale të Komisionit të Posaçëm të Apelimit që ka për detyrë marrjen e vendimeve përfundimtare për rrëzimin ose jo të vendimeve për gjyqtarët që skanohen në Vetting. Daci u denoncua publikisht nga “viktima” e tij. Ishte ish-prokurorja Antoneta Sevdari që akuzoi Dacin se kishte mashtruar institucionet shqiptare. Siç provoi edhe SPAK, Luan Daci nuk u largua vetë nga sistemi, por sipas dokumenteve zyrtare ai u shkarkua në vitin 1997 për paaftësi në punën e tij.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pezullohet luan daci pezullohet luan daci

Sondazh

Poll