Aktualitet

I mori 3.5 milion dollar si garanci për kompaninë e naftës, ish-presidenti i Galatasaray padit partnerin e “Air Albania”

20 Maj 2020, 10:36 Nga DOSJA
I mori 3.5 milion dollar si garanci për kompaninë e naftës,

TURQI-Biznesmeni i njohur turk, Adnan Polat ka paditur në Prokurorinë e Stambollit, partnerin e “Air Albania”, Sinan Idrizi, i cili është njëkohësisht president i klubit të futbollit “Flamurtari”. Sipas gazetës turke Hurriet, Idrizi ka mashtruar biznesmenin turk, duke i marrë para me pretekstin se do të blinte një kompani nafte.

Idrizi i kishte thënë Polat-it, se kompania e naftës “Global Fluids International”, po ecte shumë mirë në Shqipëri dhe mund ta ndihmonte nëse donte ta blinte. Në padi thuhet se Idrizi i ka komunikuar buznesmenit turk, i cili ka qenë president i “Galatasaray”, se kompania do të shitje për 17 milion dollarë dhe 3.5 milion dollarë nevojiteshin si garanci, e cila do të kthehej, nëse shitja nuk përfundonte.

Ish-presidenti i Galatasaray kishte përgatitur edhe projekt-marrëveshjen për blerjen e aksioneve në 2016-ën, por Idrizi i kishte thënë se zyrtarët e kompanisë duan që paratë të mos kalojnë përmes bankës, por ndërmjet të besuarit. Pas nënshkrimit të kontratës, Polat kishte depozituar paratë në llogarinë e biznesmenit.

Po sipas gazetës turke, Idrizi kishte telefonuar turkun, për t’i thënë se projekti do të realizohej pas zgjedhjeve të 2017-ës, por shitja nuk u realizua kurrë.Në këtë moment, biznesmeni turk i kërkon presidentit të Flamurtarit kthimin mbrapsh të 3.5 milion dollarëve, por ky i fundit nuk ka pranuar. Pas refuzimit nga Idrizi, Polat depozitoi padinë në Prokurorinë e Stambollit, e cila tashmë ka filluar hetimet.

Marrë nga Hurriet

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet adnan polat marreveshja per kompanine e naftes sinan idrizi adnan polat marreveshja per kompanine e naftes sinan idrizi

Sondazh

Poll