Aktualitet

Shkrumbohet totalisht shtëpia në Vodëz të Kuçovës/ Shpëtojnë pa u lënduar 2 familjarët, por ngelen në “qiell të ha

20 Maj 2020, 10:37 Nga DOSJA
Shkrumbohet totalisht shtëpia në Vodëz të

Kuçovë- Mesditën e sotme është përfshirë nga flakët një banesë në  fshatin Vodëz të Njësisë Administrative Lumas në Kuçovë.

Banesa ku jetonte familja e Skënder Dollanit është përfshirë papritur nga flakët dhe deri në mbërritjen e Repartit Zjarrëfikës nga qyteti i Kuçovës,banesa është shkrumbuar totalisht. Por, fatmirësisht nuk janë lënduar dy familjarët.

Siç shihet edhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al shërbimet zjarrëfikëse kanë mundur të shuajnë flakët e zjarrit, por nuk kanë mundur dot të shpëtojnë asnjë orendi shtëpiake pa u djegur.

Përpara mbërritjes së zjarrëfikësve banorët kanë nxjerrë mes flakëve pa asnjë lëndim babain e moshuar të Skënderit. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike si pasojë e rrjetit e energjitik të amortizuar dhe të vjetër. Familjarët tashmë kanë ngelur në qiell të hapur.

J.V/ Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr në kuçovë zjarr në kuçovë

Sondazh

Poll