Aktualitet

Megi Pojani i “Hostet by Anabel” futet kundravjajtje në autostradë, Blendi Gonxhja: Çmenduri, sjellje të dënueshme që

20 Maj 2020, 10:36 Nga DOSJA
Megi Pojani i “Hostet by Anabel” futet kundravjajtje në

TIRANË- Kreu i Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, Blendi Gonxhja, ka reaguar ashpër kundër një seriali që shfaqet në Shqipëri. Bëhet fjalë për “Hostel by Anabel”, ku 5 vajza tregojnë para kamerave një pjesë të jetës së tyre dhe e kanë titulluar “Si në jetë”.

Në episodin 4 (VIDEO-n e gjeni KËTU), vajzat bëjnë një udhëtim jashtë Tiranës dhe gjatë rrugës bëjnë disa veprime të rrezikshme. “Po hajde futemi kundravjatje ne”, thotë aktorja Megi Pojani duke shkaktuar të qeshura tek vajzat e tjera dhe shton se nuk ka shumë trafik dhe nuk kanë frikë për Policinë.

Duke bërë pak debat me personat e tjerë që nuk donin të bënin këto veprime të rrezikshme, Pojani e merr iniciativën dhe kthehen në mes të rrugës dhe bën një pjesë e rrugës kundravajtje duke rrezikuar jetën e saj, të kolegeve dhe të gjithë qytetarëve që kanë qarkulluar në atë rrugë në ato momente kur xhirohej seriali.

Pikërisht këto veprime kanë sjell dhe reagimin e Blendi Gonxhja, i cili shkruan se është thjesht një çmenduri dhe se vajzat kanë shkelur disa nene të Kodit Rrugor me veprimin e tyre.  “Çmenduri, dhe as reagojnë por vijon transmetimi i klipit! #KEQEDUKIM DPSHTRR sensibilizon producentët, portalet, opinionin, që të tilla sjellje/akte jo vetëm duhet të jenë të dënueshme por shkaktojnë dëm të madh, shembull të keq, RREZIK JETE për veten dhe të tjerët!”, shkruan Blendi Gonxhja.

Ai bën me dije se u ka drejtuar një letër dhe disa institucioneve pë të qartësuar situatën, por ende nuk dihet se çfarë është bërë me kërkesat e tij. Ndërkohë Dojsa.al për të qenë korrekte si me lexuesit, por dhe me palën e prekur i ka kërkuar një reagim dhe medias Anabel, por deri në momentin e botimit të shkrimit nuk ka marrë asnjë përgjigje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet blendi gonxhja hostel by anabel megi pojani blendi gonxhja hostel by anabel megi pojani

Sondazh

Poll