Aktualitet

SKANDALI në KPA/ SPAK “djeg” Luan Dacin, gjyqtari i shkarkuar në ’97-ën mashtroi për 23 vite institucionet shqiptare d

20 Maj 2020, 09:27 Nga DOSJA
SKANDALI në KPA/ SPAK “djeg” Luan Dacin, gjyqtari i shkarkuar

TIRANË- Gjyqtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Luan Daci, është pezulluar nga detyra. Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion, SPAK nisi hetimet disa muaj më parë për Dacin me indicien publike që u dha nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari. Akuza u publikua nga ish-prokurorja Antoneta Sevdari, e cila u dogj më 28 shkurt 2019 në vetting nga Luan Daci.

Ajo deklaroi se gjyqtari që vendosi shkarkimin e saj nga detyra ishte një person i paaftë, i shkarkuar për paaftësi në vitin 1997, dhe një falsifikator dokumentesh.  Por, gjyqtari Luan Daci, në deklarimin që ka bërë më 18 nëntor 2016 në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, ka thënë se është vetëlarguar nga sistemi më 1997. Të njëjtën deklaratë, ai e ka bërë edhe para Komisionit të Ligjeve. Në njoftimin zyrtar të dhënë nga SPAK, thuhet se është provuar se Daci ka mashtruar institucionet shqiptare. 

Gjyqtari Luan Daci është shkarkuar në vitin 1997 nga sistemi i drejtësisë, për shkelje të ligjit dhe paaftësi në detyrë. Vendimi është marrë më 24 dhjetor të vitit 1997, në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, institucion tashmë i shkrirë nga reforma në drejtësi, në krye të të cilit në atë kohë, ishte Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet antoneta sevdari pezullohet luan daci spak antoneta sevdari pezullohet luan daci spak

Sondazh

Poll