Aktualitet

Lirohen nga burgu 3 anëtarët e grupit ‘Bajri’ (EMRAT)

20 Maj 2020, 11:04 Nga DOSJA
Lirohen nga burgu 3 anëtarët e grupit ‘Bajri’ (EMRAT)

Shkodër- Lirohen nga qelia disa anëtarë të grupit “Bajri”. Ditën e sotme Gjykata e Rrethit Gjyqsor në Shkodër ka shuar masën e sigurisë “arrest në burg” Safet Bajrin,  duke urdhëruar qëndrimin në burg vetëm për vendimin penal të formës së prerë, të ardhur nga Belgjika. Por, ka liruar nga ambientet e paraburgimit  Ismet Idrizin, Asmer Bilalin dhe Samet Hallunin. Ndërsa janë zgjatur afatet e paraburgimit për Behar Bajrin dhe Ilir Bajrin. Gjithashtu masa e sigurimit është zëvendësuar edhe për Emrah Plakun dhe Jorida Muratin, nga “arrest shtëpie” në “detyrim për paraqitje” në policinë gjyqësore.

Kush është Safet Bajri?

Safet Bajri akuzohet nga Krimet e Rënda si kreu i një grupi kriminal që kryente trafik droge, vrasje dhe trukim ndeshjesh. Ai u prangos në shtator të 2018 gjatë një operacioni masiv policor të FNSH-së dhe RENEA-s që çoi në arrestimin e 11 të fortëve, anëtarë të bandës kriminale “Bajri” në Shkodër. Për Safet Bajrin ka një dënim edhe nga drejtësia belge për shfrytëzim prostitucioni. Në momentin e arrestimit, Safet Bajri ka qenë në një bilardo në zonën e Xhamllikut, dhe sapo kanë hyrë forcat RENEA, ai ka hedhur armën e zjarrit pistoletë e cila megjithatë është konstatuar nga efektivët e policisë.

Grupi kriminal “Bajri” nga Dobraçi i Shkodrës akuzohet për vrasje me dashje, gjobëvënie, trafik droge dhe pastrim parash. Anëtarë të këtij grupi kriminal akuzohen edhe si autorë të disa prej ngjarjeve kriminale që kanë tronditur kryeqendrën e veriut.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet asmer bilalin ismet idrizi safet bajri samet hallunin asmer bilalin ismet idrizi safet bajri samet hallunin

Sondazh

Poll