Politike

Pas takimit me Bashën e Ramën, ambasadorja e SHBA-së një porosi edhe për Vettingun: Të përshpejtohet procesi!

19 Maj 2020, 16:28 Nga DOSJA
Pas takimit me Bashën e Ramën, ambasadorja e SHBA-së një

TIRANË– Ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Genta Tafa Bundo. 

Kim ka treguar me anë të një statusi në rrjetet e saj sociale se kishin rënë dakord që procesi i Vettingut të përshpejtohej, në mënyrë që reforma në drejtësi të kishte sukses. 

Institucionet e Vettingut kanë një nga rolet më të vështira, por më të rëndësishme. Unë fola me kryetaren e KPK Genta Tafa Bungo për t’i shprehur falënderimet për guximin dhe këmbënguljen e tyre. Ramë dakord që procesi i Vettingut të shpejtohet. Shqipëria dhe BE-ja duan që reforma në drejtësi të ketë sukses!,”-shkruan Kim.

Aktualisht Vettingu është pezulluar për shkak të pandemisë së COVID-it, megjithatë deri më tani nuk është caktuar një ditë ende për rifillimin e procesit.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike genta tafa bungo reforma ne drejtesi yuri kim genta tafa bungo reforma ne drejtesi yuri kim

Sondazh

Poll