Politike

Ilir Meta nuk tërhiqet: Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është një AKT BARBAR, falenderoj socialistët që….

19 Maj 2020, 16:05 Nga DOSJA
Ilir Meta nuk tërhiqet: Shkatërrimi i Teatrit Kombëtar

TIRANË– Presidenti Ilir Ilir Meta nuk është tërhequr nga mendimi i tij se shembja e Teatrit Kombëtar është një akt barbar.

Në një status në profilin e tij në Facebook, Meta ka publikuar një shkrim të akademikut Emin Riza dhe shkruan se i mbështet socialistët që me përkushtimin e tyre tregojnë se shembja e Teatrit ishte shkombëtarizues.

“U jam shumë mirënjohës të gjithë specialistëve dhe ekspertëve, si Akademiku Emin Riza, të cilët me profesionalizëm, përkushtim por veçanërisht me dashurinë e pasionin e tyre për kulturën tonë kombëtare dhe trashëgiminë e pazëvendësueshme vazhdojnë të provojnë çdo ditë se shkatërrimi i Teatrit Kombëtar është një AKT BARBAR DHE I PROGRAMUAR SHKOMBËTARIZUES! PRANDAJ ËSHTË I PAAMNISTUESHËM PËRGJITHMONË”- shkruan Meta. 

Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të mëngjesit të 17 majit. Pati përplasje dhe dhunë mes protestuesve dhe efektivëve të policisë së Shtetit, të cilët kishin krijuar kordonin e sigurisë për të lejuar ndërhyrjen e fadromës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll