Politike

Dhunimi dhe shoqërimi i Alfred Lelës, Rama: Ka njerëz që janë vrarë nga kryeministria, gjë që ndodh edhe në Amerikë e

19 Maj 2020, 14:35 Nga DOSJA
Dhunimi dhe shoqërimi i Alfred Lelës, Rama: Ka njerëz që

TIRANË– Kryeministri Edi Ram komentoi pamjet e shoqërimit të shunshëm të gazetarit Alfred Lela, ditën e prishjes së Teatrit Kombëtar. Në një lidhje me Skype në Neës 24, Rama tha se bëhet fjalë për një shoqërim normal që ndodh edhe në Europë apo Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas kryeminsitrit, Policia e Shtetit është sulmuar fizikisht dhe është vënë në pozitë të vëshrië, prandaj ka reaguar në këtë mënyrë. Rama shton se në botë ka pasur raste që njerëzit janë vrarë nga kryeministria.

“Policia e Shtetit është sjellë në mënyrë europiane. Edhe në BE, edhe në Amerikë shikoni nëse dicka e tillë konsiderohet apo jo dhunë. Mesa duket duhet të biem dakord për fjalën “dhunë”, se cfarë nënkuptojmë me këtë fjalë. Po flasim për një vend normal tashmë, kur më herët kërdiseshe po të ishe gazetar, janë plagosur me kallashnikovë gazetarë dhe janë vrarë njerëz nga kryeministria. Policia ka thënë se aty do ndërhyhej dhe largimi fizik i një personi është krejt normal. Unë madje mendoj se Policia e Shtetit është provokuar dhe sulmuar fizikisht, është gjetur në pozitë të vështirë. Aty nuk kishte artistë e qytetarë, por kishte një grup politik. Edhe në Amerikë ka neutralizime normale, keni parë përpara Shtëpisë së Bardhë teksa shoqërojnë. Këto janë pamje të neutralizimit të personave që hidhen mbi policinë. Kjo është procedurë normale edhe në Europë,”– tha kryeministri.

Para dy ditësh në të gjithë mediat shqiptare bënë xhiron e rrjetit pamjet në momentin që po shoqërohej gazetari Alfred Lela. Vetë Lela, pas shoqërimit dhe lirimit u shpreh se qafën e kishte me probleme dhe se kishte marrë disa lëndime.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike alfred lela edi rama alfred lela edi rama

Sondazh

Poll