Politike

Komisioneri Europian për Zgjerimin: Kërkuam dialog për Teatrin, jemi të shqetësuar për zhvillimet

19 Maj 2020, 16:15 Nga DOSJA
Komisioneri Europian për Zgjerimin: Kërkuam dialog për Teatrin,

TIRANË– Komisioneri për Zhvillim, Olivér Várhelyi ka reaguar për prishjen e Teatrit Kombëtar, dy ditë më parë. Me anë të një statusi në rrjetet e tij sociale, Várhelyi shkruan se ndjehet i keqardhur që autoritetet në Shqipëri nuk e kanë marrë parasysh thirrjen për dialog mes palëve. 

Më tej ai ka shtuar se kanë ndjekur me shqetësim të gjitha ngjarjet e fundit në Shqipëri dhe ka bërë thirrje që masat që do të merren nga të dyja palët të mos ndikojnë në të drejtat themelore të njeriut, për të mos ndikuar më pas në integrimin e vendit në BE.

“Prishja e Teatrit Kombëtar erdhi në një kohë kur ne kërkuam dialog midis autoriteteve dhe shoqërisë civile para se të merret një vendim i pakthyeshëm. Na vjen keq që kjo thirrje nuk është ndjekur nga institucionet përkatëse kombëtare dhe lokale. Kemi ndjekur me shqetësim të thellë zhvillimet në terren, duke vërejtur gjithashtu se ka pasur përdorim të forcës. Kjo gjithmonë duhet të mbetet proporcionale me rrethanat. Ne vazhdojmë t’u bejme thirrje të gjitha palëve qe të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin përshkallëzimin.  E rëndësishme eshte që masat emergjente te mos jenë në kurriz të parimeve dhe vlerave tona themelore siç përcaktohen në Traktatet e BE-së dhe ato duhet të jenë subjekt i një kontrolli të rregullt.  Liria e shprehjes është një nga themelet esenciale të një shoqërie demokratike dhe një nga vlerat themelore të Bashkimit Evropian. Prandaj është një element thelbësor për procesin e pranimit në BE,“-shkruan ai. 

Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të mëngjesit të 17 majit. Pati përplasje dhe dhunë mes protestuesve dhe efektivëve të policisë së Shtetit, të cilët kishin krijuar kordonin e sigurisë për të lejuar ndërhyrjen e fadromës.

(f.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike olivér várhelyi shembet teatri kombetar olivér várhelyi shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll