Politike

Monika Kryemadhi i përgjigjet Ramës me shprehjen e aktivistit indian Gandi: Mosbindja civile kthehet në një detyrë të shen

19 Maj 2020, 16:17 Nga DOSJA
Monika Kryemadhi i përgjigjet Ramës me shprehjen e aktivistit indian

TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste Monika Kryemadhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama me shprehjen e aktivistit indian Mahatma Gandi.

Në një status në Facebook, Kryemadhi shkruan se mosbindja civile kthehet në një detyrë të shenjtë kur shteti bëhet i paligjshëm ose i korruptuar dhe se sipas saj, një qytetar që pajtohet me një shtet të tillë, bëhet pjesë e korrupsionit dhe paligjshmërisë së tij.

Mosbindja civile kthehet në një detyrë të shenjtë kur shteti bëhet i paligjshëm ose i korruptuar. Dhe një qytetar që pajtohet me një shtet të tillë, bëhet pjesë e korrupsionit dhe paligjshmërisë së tij,”- shkruan Kryemadhi.

Kryemadhi është bërë pjesë e protestuesve që kanë dalë kundër qeverisë dhe vendimit për të shembur Teatrin Kombëtar. Vetëm pak më parë, i ftuar në News 24, kryeministri Edi Rama tha se atij nuk i vendos askush vija të kuqe.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama monika kryemadhi edi rama monika kryemadhi

Sondazh

Poll