Politike

‘Prek’ Mazniku: E shembëm Teatrin shpejt se protestuesit flinin aty, kishim frikë se i zinte brenda

19 Maj 2020, 15:50 Nga DOSJA
‘Prek’ Mazniku: E shembëm Teatrin shpejt se protestuesit flinin

TIRANË– Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Arbian Mazniku tha në Abc News se vendimi për shembjen e Teatrit u mor me shpejtësi pasi protestuesit qëndronin aty edhe natën duke rrezikuar jetën.

Ai tha se kjo ishte një përgjegjësi e madhe për Bashkinë e Tiranës që tashmë ishte pronare e tij, ndaj edhe mori vendimin për ta shembur.

“Anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë pasur materialet në dorë 24 orë më përpara. Po ky ishte një rast ku duhet të veprohej me shpejtësi. Procedurat morën 2-3 ditë kohë. Instituti i Ndërtimit na tha që në 2018 kemi bërë një studim dhe ka rezultuar se ka rrezik, dhe duhet të ishte shembur. Ata na kthyen një përgjigje tani duke u mbështetur në atë studim, pasi thanë se në këto dy vite nuk është bërë asnjë ndryshim.

Ne e dinim që objekti ishte uzurpuar nga një grup protestuesish, njerëz që hynin, dilnin dhe flinin aty. Përgjegjësia tani ishte e jona. Mund të prishej ndërkohë që njerëzit ishin brenda. Ne nuk kishim pse mbanim përgjegjësi që aty të ndodhte një gjë. Nuk ka lidhje me asgjë tjetër”, tha Mazniku.

Marrë nga abcnews.al

(f.m/fosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike asbjon mazniku shembja e teatrit kombëtar asbjon mazniku shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll