Politike

“Më erdhi në zyrë një investitor gjerman…”/ Rama tregon propozimin që iu bë për Teatrin në kohën e Berishës: Don

19 Maj 2020, 14:43 Nga DOSJA
“Më erdhi në zyrë një investitor

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se ata që janë sot pjesë e Opozitës, kur ishin në pushtet donin që ta shmebnin Teatrin Kombëtar dhe që mbi të të ndërtonin një qendër tregtare. Në një lidhje me Skype në Neës 24, Rama tha se kur ka qenë kryetar bashkie, i ka shkuar një investitor gjerman dhe i ka prezantuar një prjekt për “Plaza shopping”.

Ndër të tjera, Rama shtoi se këtij projekti që i ka shkuar në zyrë kur ishte kryeministër Sali Berisha, i është përgjigjur me argumentin se ishte i bukur por që nuk e ka pranuar sepse u ka thënë që aty do bëhej teatër i ri. 

“Këta që po e mbrojnë sot, apo u munduan ta mbrojnë, vunë dhe vijën e zjarrit. këta kanë pasur projekt që ta prishin teatrin. Kanë nisur një investim 6 mln euro për një teatër të ri tek piramida, me një projekt absurd. I vetmi rezultat ishin disa shkallare. Ata që do bënin investimin shqepën mermerin që e vunë nëpër banjo ose nëpër varre. Në atë kohë më ka ardhur në zyrë një investitor pranë kryeministrit të kohës me një grup gjerman investitorësh dhe më kanë prezantuar projektin ‘plaza shoping’ ku në truallin e teatrit planifikohej një qendër tregtare. projekt i bukur ishte por i kam thënë nuk bëhet. Këtu do prishet teatri i vjetër dhe do bëhet teatri i ri. Këta janë të lënduar aq fort sa mendojnë që procesi politik për reformën zgjedhore nuk duhet të vazhdojë. Unë mendoj se kjo çështje duhet të mbarojë dhe të vijojë procesi politik,”– tha Rama.

Teatri Kombëtar u shëmb në orët e para të mëngjesit të 17 majit. Pati përplasje dhe dhunë mes protestuesve dhe efektivëve të policisë së Shtetit, të cilët kishin krijuar kordonin e sigurisë për të lejuar ndërhyrjen e fadromës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama sali berisha shembja e teatrit kombëtar edi rama sali berisha shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll