Politike

“S’më vë dot vija të kuqe”, Basha-Ramës: Hajdut ordiner, të ndershmit të kanë hequr vizën

19 Maj 2020, 15:44 Nga DOSJA
“S’më vë dot vija të kuqe”, Basha-Ramës:

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike i është përgjigjur kryemionistrit Edi Rama, i cili në një intervistë për News 24 tha se Opozita nuk i vendos dot atij vija të kuqe.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se Ramës ja kanë vënë vizën njerëzit e ndershëm dhe e cilëson atë si nëj hajdut ordiner.

Rama nuk e sheh më vizën e korrupsionit dhe as vizën e dhunës. Ai është peng i krimit, dhe sillet si kriminel me njerëzit. Është peng i oligarkëve dhe punon vetëm për ta. Ai vjedh përditë, shkatërron dhe varfëron shqiptarët. Ai shfrytëzoi edhe pandeminë për të vjedhur, për të shkaterruar teatrin, për të grabitur pasuritë publike dhe i la njerëzit pa asnjë ndihmë. Prandaj Shqipëria do shpëtojë prej këtij hajduti ordiner që bën vetëm keq: gjithë njerëzit e ndershëm ja kanë hequr vizën!”

Në një intervistë për News 24, Rama tha se Opozita dhe askush tjetër nuk mund ta marrë peng atë dhe kryeministrinë dhe se nuk i vendosin dot vija të kuqe. 

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha edi rama lulzim basha

Sondazh

Poll