Politike

Teatri dhe ‘Zgjedhorja’/ Takimi me Yuri Kim dhe telefonata me Tusk, Rama tregon çfarë diskutoi me ndërkombëtarët: Përm

19 Maj 2020, 15:48 Nga DOSJA
Teatri dhe ‘Zgjedhorja’/ Takimi me Yuri Kim dhe telefonata me Tusk,

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë detaje lidhur me bisedat dhe takimet e zhvilluara me ndërkombëtart në Tiranë dhe jashtë vendit. Me anë të një statusi në Tëitter, Rama shkruan se gjatë takimit me Yuri Kim kanë rëndë dakord për finalizimin e Reformës Zgjedhore. 

Ndërsa për bisedat e zhvilluara me ndërkombëtarët jashtë vendit, kreu i qeverisë u shpreh se ka sqaruar të gjithë ‘gurgulenë’ e shkaktuar nga prishja e godinës së Teatrit Kombëtar.

Biseda të mira edhe me miqtë ndërkombëtarë në Tiranë dhe dakordësi e plotë për të parë përpara të gjitha bashkë, duke adresuar menjëherë domosdoshmërinë e finalizimit të reformës zgjedhore, me të gjithë gatishmërinë tonë për përmbushjen e rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it. Biseda të mira sot me miq ndërkombëtarë jashtë vendit, për të përmbysur me fakte kështjellën e baltës së eksportuar nga prodhuesit e shpifjeve për godinën e shembur dhe ngjarjet rrotull saj! Gënjeshtra vrapon më shpejt se e vërteta, po këmbët e shkurtëra e lënë në mes të rrugës,”-shkruan Rama.

Ndërkohë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me aleatët dhe ambasadorët e vendeve të BE në Shqipëri. Basha ka ndarë disa detaje me mediat, duke thënë se ka kërkuar ndihmë nga ambasaodrët që Shqipëria të afrohet sa më shumë me BE.

Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama komentoi deklaratën e ish-kreut të Komisionit Europain, Donald Tusk, i cili përmes rrjeteve sociale u shpreh se shembja e Teatrit Komëbtar nuk ishte gjëja e duhur për t’u bërë dhe dënoi dhunën e ushtruar ndaj protestuesve. Rama tha se do të fliste sot në telefon me të për ta sqaruar gjithë ngjarjen. 

Ndërsa po sot, Rama u takua me ambasadoren e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, me të cilën sipas njoftimin zyrtar nga Ambasada, theksi u vendos tek reforma zgjedhore, e cila është ‘braktisur’ nga opozita pas prishjes së godinës së Teatrit. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike donald tusk edi rama shembja e teatrit kombëtar yuri kim donald tusk edi rama shembja e teatrit kombëtar yuri kim

Sondazh

Poll