Politike

Rama i prerë me Bashën: Nuk më vë dot ti mua vija të kuqe, ik ndërtoje teatrin tek Kodra e Diellit, hap edhe një kompani

19 Maj 2020, 14:48 Nga DOSJA
Rama i prerë me Bashën: Nuk më vë dot ti mua vija të

TIRANË– Kryeministri Edi Rama është shprehur se atë dhe kryeministrinë nuk e merr dopt peng askush. Referuar vizës së kuqe që ka deklaruar Opozita më parë për shembjen eTeatrit Kombëtar, Rama u tregua i prerë me Bashën dhe me Opozitën, tëeksa shtoi se askush nuk mund t’i vendosë atij vja të kuqe.

Ndër të tjera, kryeministri shtoi se Basha mund të shkojë ta ndërtojë Teatrin tek Kodra e Diellit dhe madje të hapë edhe një kompani tallashi.

“Një parti ose disa parti nuk vendosin dot vija të kuqe. Vija të kuqe mund të vendosen për reforma po. Por partitë në opozitë të vërë vija të kuqe kjo nuk ndodh në asnjë vend të botës. Po Pëllumb Kullën ku e fusni? Po Viktor Zhustin ku e fusni? Mund të jenë shumë persona që thonë se kjo gjë duhet të rrijë. Por në fund të ditës gjërat ndahen. Mua dhe qeverinë nuk më merr peng dot askush.

Nuk më merr dot peng mua asnjë forcë në këtë rruzull, jo më një opozitë, që duhet respektuar gjithsesi si e tillë. Nuk na imponohen dot me dhunë. Opozita të vijë e të ulet për Reformën Zgjedhore. Të fitojë zgjedhjet dhe të ndërtoje Teatrin te Kodra e Diellit, ndërtoje një të ri aty ku ishte, krijo ndërmarrje tallash, teneqe mund të gjejnë se ka plot dhe ndërtoje. Qëllimi i një opozite në demokraci është që të fitojë zgjedhjet e jo të përmbysë qeverinë me dhunë,”– tha Rama.

Opozita ka deklaruar më herët se shembja e Teatrit Kombëtar ishte një vijë e kuqe që maxhoranca e shkeli. Teatri Kombëtar u shemb në orët e para të mëngjesit të 17 majit. Pati përplasje dhe dhunë mes protestuesve dhe efektivëve të policisë së Shtetit, të cilët kishin krijuar kordonin e sigurisë për të lejuar ndërhyrjen e fadromës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha shembja e teatrit kombëtar edi rama lulzim basha shembja e teatrit kombëtar

Sondazh

Poll