Politike

Ish-kreu i Këshillit Evropian dënon shëmbjen e TK, Tusk: Cënon vlerat Evropiane, u përdor dhunë kundër protestuesve

18 Maj 2020, 14:12 Nga DOSJA
Ish-kreu i Këshillit Evropian dënon shëmbjen e TK, Tusk:

TIRANË- Donald Tusk, ish- Preasidenti i Këshillit Evropian ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar në Shqipëri. Në një reagim në mediat socaile, Tusk shkruan se  e dënon vendimin për përishjen e TK në Shqipëri dhe shton se veprimi është kundër vlerave evropiane.

Po ashtu ai dënon dhe dhunën kundër protestuesve dhe shprehet se duhet të mbizotërojë transparenca dhe sundimi i ligjit për të ecur përpara.  

Unë dënoj prishjen e teatrit kombëtar në Tiranë, kjo shkon kundër vlerave evropiane, si ruajtja e trashëgimisë kulturore, sundimi i ligjit dhe dialogu transparent. Frikësimi dhe përdorimi i dhunës ndaj protestuesve, shoqërisë civile, artistëve, si dhe politikanëve të opozitës është i papranueshëm. Sundimi i ligjit, media e pavarur dhe e lirë dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Unë shpreh mbështetjen time për partinë tonë anëtare, PDSH, në luftën demokratike për një Shqipëri më të mirë”, shkruan ish-Presidenti i KE.

Më herët gjatë ditës së sotme kundër shembjesë së TK ka pasur dhe disa rreagime të tjera nga ndërkombëtarë. KE ka reaguar duke thënë se gjithçka është bërë me nxitim dhe nuk është dëgjuar fjala e tyre, pasi kanë apeluar për dialog. Por ashtu dhe deputeti i CDU, Johann Wadephul, ka thënë se nuk duhej shembur TK dhe veprimi i qeverisë rrezikon negociatat.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike donald tusk protesta tek teatri kombetar shembet teatri kombetar donald tusk protesta tek teatri kombetar shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll