Bota

I zhgënjyer me shembjen e TK, mbështetësi i flaktë i Shqipërisë i jep një goditje të fortë negociatave: A kishin të drejtë ata që votuan kundër?

Deputeti i CDU, Johann Wadephul, i cili është një nga mbështetësit më të fortë për prespektivën europiane të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai ka shprehur të gjithë zhgënjimin e tij, për shembjen e godinës shekullore.
Featured image of article: I zhgënjyer me shembjen e TK, mbështetësi i flaktë i Shqipërisë i jep një goditje të fortë negociatave: A kishin të drejtë ata që votuan kundër? Edi Rama dhe Johann Wadephul
Përditësuar:

Deputeti i CDU, Johann Wadephul, i cili është një nga mbështetësit më të fortë për prespektivën europiane të Shqipërisë, ka reaguar në lidhje me shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai ka shprehur të gjithë zhgënjimin e tij, për shembjen e godinës shekullore. Në reagimin e tij në Twitter, Wadephul ka shtruar pyetjen, nëse kishin të drejtë shtetet që votuan kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

“Si një mbështetës i fortë i negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, shkatërrimi i Teatrit Kombëtar më zhgënjeu dhe mërziti.  A kishin të drejtë kundërshtarët e mi kur refuzuan hapjen e negociatave me Shqipërinë ?”, shkruan ai në Twitter.

Postimi i Wadephul

Lëkundja e qëndrimit të Wadephul pas shembjes së Teatrit, i vë në rrezik serioz negociatat me Bashkimin Europian.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithashtu po gjatw ditës së sotme, Komisioni Evropian reagoi ashpër ndaj shembjes së Teatrit Kombëtar. Në një deklaratë për mediet të Komisonit Europian thuhet se thirrja për dialog nuk u dëgjua dhe se godina e teatrit u shemb me dhunë. Nuk munguan edhe reagimet nga ndërkombëtarët. 6 orë pas ndërhyrjes së dhunshme në ambientet e godinës, delegacioni i BE-së në Tiranë u shpreh se Bashkia e Tiranës nuk dëgjoi thirrjen për dialog. BE iu bëri thirrje palëve të tregojnë kufizim dhe të shmangin përshkallëzimin e situatës. Ndërsa amabasada britanike në Tiranë tha se dhuna minon demokracinë. Por edhe ambasadori gjerman është i të njëjtit mendim. Peter Zingraf u ka bërë thirrje aktorëve dhe protestuesve që të përmbahen dhe të shmangin grumbullimet, por nënvizoi se prishja ishte veprim i nxituar.

(g.sh./dosja.al)

Shto Koment