Politike

Veliaj: Godina e vjetër me tallash dhe fije shkrepëses, teatri i ri do jetë sa 6-fishi i atij që ishte

18 Maj 2020, 11:23 Nga DOSJA
Veliaj: Godina e vjetër me tallash dhe fije shkrepëses, teatri i ri do

TIRANË- Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj në një monolog në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, u shpreh godina e Teatrit nuk mund të rikonstruktohej si teatër bashkëkohor. Veliaj sqaroi se ndërtesa ekzistuese nuk ka përmasat e duhura për të patur aneskena dhe prapaskene të standardeve te nevojshme, ndërsa shtoi se për shkak të ndërtimit  prej tallashi dhe fijesh shkrepëse nuk ofronte as edhe një kusht sigurie.

Teatri i vjetër nuk mund të rikonstruktohej si një teatër bashkëkohor. Ndërtesa ekzistuese nuk I ka përmasat, ajo që kishim deri dje nuk I kishte përmasat e duhura për të pasur anë skene, xhepat e skenës që quhen në zhargonin e teatrit apo prapaskenë të standardeve të nevojshme. Pra, aty kishte pasur shtesa, siç e patë edhe në materialet që u prishën, aty kishte pupulit, tallash, shkrepëse të presuara me alga, tavani ishte i gjithi një teneqe e llamarinë, pra me shtesat dhe me arnat që kishte pasur ndër vite nuk kishte më hapësirë ku mund të shkohej më pas apo ku mund të zgjerohej më anash për xhepat e skenës ku futen të gjithë ato rekuizitat e skenografi. Nuk mund të rikosntruktohej edhe nëse dëshira e shumicës do ishte kjo, nuk ekziston më sot ajo teknologji e tallashit të presuar. A po, ekziston në disa vende të Afrikës ku tallashi përzihet me baltë por këtu nuk po flasim për të ndërtuar kasolle për artistët, po flasim a mund të rikonstruktohej me teknologjinë e sotme diçka aq primitive dhe e degraduar siç dukej përditë faqja midis ndërtesës së Asiçurazione Generale që sot është ndërtesa e Ministrisë së Transportit e Energjisë, totalisht e rikonstruktuar sepse që në fillim ishte me material solide, beton dhe çelik dhe siç e patë nga skena e djeshme , nuk gjetëm një gram beton , nuk gjetëm një shufër çeliku që të mund të përballonte më shumë ngarkesa apo shtesa të kësaj natyre”, deklaroi Veliaj.

Më tej Veliaj u shpreh Teatri i Ri do të ketë edhe skenën më të madhe në Shqipëri si dhe e shoqëruar me ambiente ndihmëse të bollshme. Bëhet fjalë për një Teatër 8 mijë e 930 metra katrorë. Në hipotekë i vjetri kishte vetëm 1250 m2. 3 fish krahasuar me ekzistuesin, por 6-fish nga ai që ishte. Për pjesën e zonës artistike do keimi 4 auditorë, një i madh sallë qëndrore 650 vende, 750 m2 vetëm auditore. Black- box, me shfaqje intimitet me shije të rafinuar me 15o vende. 250 vende një black-box tjetër. Një auditor në tarracë që do e shfrytëzojmë tarracën si teatër veror me 380.

630 m2 skena më e madhja në Shqipëri. Kurse pjesa e qëndrimit të aktorëve, 520 m2. Në një vend ku do të kenë komoditet por dhe hapësirë për ndërrim kostumesh. Ambiente ndihmëse vetëm për skenën. 1750 m2. Një shesh i mbuluar, këndi që krijon papioni në pjesën e poshtme do të jetë shesh dhe do të përdoret për koncerte. Përdor ngrehinën e re të Teatrit si strehë. Do ketë zonë publike 450 m2. Ambient pritje dhe ambient ndihmëse 180 m2. Funksionet e kateringut. Teatri aktual kishte 8 lokale dhe përdornin për kafe dhe raki. Do ketë një recepsion, ndihmës, pritje për ambasadorët etj. Do ketë ambiente të përbashkëta, shkallë, korridore 855 m2. Depo 300 m2. Do ketë hapësirë për administratën 400 m2, sipërfaqje zgjerimi nëse do të duhen më shumë zyra 520 m2. Kjo është skeda teknik”, u shpreh Veliaj.

Këto deklarata Veliaj i bëri gjatë prezantimit të projektit të Teatrit Kombëtar. Kreu i Bashkisë Tiranë u shpreh se teatri i ri do jetë 6 herë me i madh se i vjetri. Ai u shpreh se vendimi që mori ishte i vështirë, por i drejtë dhe do bënte të njëjtën gjë 100 herë. Sërish Veliaj kërkoi dialog me artistët dhe tha se Tirana do ecë përpara.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj kreu i bashkise tirane protekti i teatrit kombetar protesta tek teatri kombetar erion veliaj kreu i bashkise tirane protekti i teatrit kombetar protesta tek teatri kombetar

Sondazh

Poll