Politike

Bojkoti i opozitës ndërpret “Zgjedhoren”, Hajdari dhe Gjiknuri: Të vijnë në tryezë, duam të përmbyllin procesin

18 Maj 2020, 09:56 Nga DOSJA
Bojkoti i opozitës ndërpret “Zgjedhoren”, Hajdari dhe

TIRANË- Damian Gjiknuri dhe Rudina Hajdari, bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore kanë zhvilluar takimin e planifikuar për sot. Në këtë tryezë është vënë re mungesa e anëtarëve të opozitës, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi.

Mungesa e opozitës në diskutim ka bërë që Hajdari e Gjiknuri të mos diskutonin asgjë dhe tashmë tryeza për Reformën Zgjedhore. Pas takimit ata janë shprehur se opozita jashtëparlamentare duhet të vijë në tryezë dhe të përfundojë refoma, e cila më herët ishte kushtëzuar dhe nga pandemia.

Gjatë javës së shkuar palët kishin rënë dakord për t’u mbledhur për reformën zgjedhore, por ditën e djeshme, kreu i PD-së, Lulzim Basha tha se opozita nuk do të marrë më pjesë në tryeza e me maxhorancës.

Tashmë Reforma Zgjedhore është kushtëzuar nga zhvillimet e tjera politike, pasi akuzat dhe kundër akuzat mes palëve u tnesionuan ditët e fundit pas shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.  

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike damian gjiknuri nderpritet reforma zgjedhore rudina hajdari damian gjiknuri nderpritet reforma zgjedhore rudina hajdari

Sondazh

Poll