Politike

Veliaj: Kemi evakuuar me kujdes çdo send me vlerë nga Teatri Kombëtar (Faktet e përgënjeshtrojnë)

18 Maj 2020, 10:48 Nga DOSJA
Veliaj: Kemi evakuuar me kujdes çdo send me vlerë nga Teatri

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka thënë sot se janë ruajtur të gjitha rekuizitat dhe sendet me vlerë që ishin në Teatrin Kombëtar. Numri një i Tiranës tha se janë rujatur me kujdes të gjitha karriget, stolat e arkivat, por faktet flasin kundër.

Kemi evakuuar me kujdes çdo stol, çdo karrige, çdo sënduk, çdo send me vlerë. Ato janë dërguar në disa ambeinte dhe do të rikthehen sërish në teatër pasi të ndërtohet. Do ketë një magazinë të plotë”, u shpreh Veliaj.

Por e gjithë pasuria e Teatrit Kombëtar është lënë në gjendje të mjerueshme dhe shumë sende me vlerë janë lënë në oborrin e “Turbinës”.

Këto deklarata Veliaj i bëri gjatë prezantimit të projektit të Teatrit Kombëtar. Kreu i Bashkisë Tiranë u shpreh se teatri i ri do jetë 6 herë me i madh se i vjetri. Ai u shpreh se vendimi që mori ishte i vështirë, por i drejtë dhe do bënte të njëjtën gjë 100 herë. Sërish Veliaj kërkoi dialog me artistët dhe tha se Tirana do ecë përpara.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj pasuria e teatrit projekti i teatrit kombetar shembet teatri kombetar erion veliaj pasuria e teatrit projekti i teatrit kombetar shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll