Politike

VIDEO/ Veliaj monolog para KB: Do e shembja 100 herë atë godinë, Teatri i ri Kombëtar do jetë sa 6-fishi i të vjetrit

18 Maj 2020, 10:38 Nga DOSJA
VIDEO/ Veliaj monolog para KB: Do e shembja 100 herë atë godinë,

TIRANË-  Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka mbledhur sot online Këshillin Bashkiak. Mbledhja ishte njoftuar do të zhvillohen në orën 10:00, por Veliaj është shfaqur live vetëm pas orës 12:00. 

Edhe pse ishte njoftuar se do të ishte një mbledhje dhe do të kishte diskutim, siç shihet nga video e publikuar nga Veliaj gjithçka ka qenë një monolog dhe nuk u pa asnjë anëtar i Këshilllit Bashkiak.

Kreu i Bashkisë së Tiranës ka treguar detaje nga projekti i ri, duke bërë me dije godina e re do jetë sa 6-fishi i së vjetrës dhe se nëse do detyrohej 100 herë të merrte vendimin për prishjen e godinës. Ai ka bërë edhe njëherë thirrje për bashkim dhe tha se godina e vjetër nuk mund të restaurohej.

Por edhe pse Veliaj u shpreh se projekti që ai prezantoi sot ishte projekti i ri, video e shfaqur prej tij ka më shumë se 2 vite që po qarkullon në media. Bashkia nuk është tërhequr nga projekti i vjetër i arkiktit Bjarke Ingels, i cili ishte i vlefshëm vetëm për ligjin special. 

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj projekti i teatrit kombetar erion veliaj projekti i teatrit kombetar

Sondazh

Poll