Politike

Protesta për TK, demokratët e Beratit nisen në mbështetje të Aleancës

18 Maj 2020, 13:16 Nga DOSJA
Protesta për TK, demokratët e Beratit nisen në mbështetje

BERAT-Ditën e sotme në orën 16:30 është planifikuar të nisë protesta e thirrur nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit. Qytetarë nga e gjithë Shqipëria pritet të bashkohen në shesh, së bashku me aktivistët dhe artistët. Protestues të PD-së Berat janë nisur drejt Tiranës rreth 20 automjetet të vogla.

Kreu i PD Berat, Gentian Azizi është shprehur se makinat e protestuesve po pengohen rrugës drejt Tiranës nga policia rrugore,pa asnjë shkak.

Ai ka thënë se askush nuk do të pengojë makinat e protestuesve për të ikur drejt Tiranës.

“Demokratët beratas do të mbështesin fuqishëm protestën e thirrur nga Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozita,në mbrojtje të fjalës së lirë dhe të drejtave të çdo qytetari. Askush,as forcat e policisë rrugore që po pengojnë makinat e  protestuesve për të ikur drejt Tiranës,nuk mund ta pengojë dot fjalën e lirë. Qëndresa jonë do të jetë e fortë dhe të gjithë bashkë do të bashkohemi në protestë në kryeqytet”,ka thënë Azizi.

Ditën e djeshme Edmond Budina njoftoi se protesta do të zhvillohet sot në orën 16:30. Ai ftoi të gjithë qytetarët që të bashkohen në protestë. Kreu i PD, Lulzim Basha, pas mbledhjes së kryesisë së PD, deklaroi se do të mbështesë Aleancën.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike demokratet e beratit protesta 18 maj 2020 demokratet e beratit protesta 18 maj 2020

Sondazh

Poll