Politike

“Të vdektë djali”, Veliaj flet për mallkimet në rrjet: Nuk është e lehtë të marrësh përditë 1000 mallkime

18 Maj 2020, 10:43 Nga DOSJA
“Të vdektë djali”, Veliaj flet për mallkimet në

TIRANË- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është shprehur sot se ka bërë gjënë e duhur me prishjen e Teatrit Kombëtar. Në një video live, Veliaj u shpreh se ai vendimi nuk ka qenë i lehtë, pasi ashtu shtoi se nuk është e lehtë që të jetohet me 1000 mallkime në ditë për vdekjen e djalit.

Nuk është e lehtë që të zgjohesh në mëngjes dhe të gjesh në rrjet 1000 mallkime të tilla si ‘vdektë djali’”, u shpreh Veliaj.

Këto deklarata Veliaj i bëri gjatë prezantimit të projektit të Teatrit Kombëtar. Kreu i Bashkisë Tiranë u shpreh se teatri i ri do jetë 6 herë me i madh se i vjetri. Ai u shpreh se vendimi që mori ishte i vështirë, por i drejtë dhe do bënte të njëjtën gjë 100 herë. Sërish Veliaj kërkoi dialog me artistët dhe tha se Tirana do ecë përpara.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj projekti i teatrit kombetar shembet teatri kombetar erion veliaj projekti i teatrit kombetar shembet teatri kombetar

Sondazh

Poll